30 vite nga eksodi i 25 mijë shqiptarëve drejt Italisë, Luigi Di Maio: Ato pamje, të gdhendura në memorien tonë! Rama: Bujaria italiane nuk do të harrohet kurrë

Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991 Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë 2-ditore në Itali.

Rama është pritur pasditen e sotme në Bari nga ministri i Jashtëm të Italisë Di Maio dhe Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.

Në fjalën e tij ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh se ato pamje të marsit 1990 do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shqiptarët nuk do t'i harrojnë kurrë bujarinë e jashtëzakonshme italiane.

"Ato momente të vështira që vënë në provë miqësinë e vërtetë. Janë tashmë 30 vite kur shqiptarët erdhën në këtë anë të detit. Në këto 30 vite ndodhën shumë gjëra por ishte shumë e madhe bujaria e Italisë. Kjo periudhë e historisë sonë nuk do të harrohet kurrë. Uroj që ju të mos keni nevojë kurrë për ne por sa herë të keni nevojë ne do të jemi aty për ju. Gjysmë milioni shqiptarë janë sot në Itali dhe kontribuojnë çdo ditë në këtë shtet. Për ne siç na vjen natyrshëm italishtja është gjuha jonë e dytë  dhe ne jemi përpara të gjithë studentëve të tjerë, holandezë apo italianë. Kjo është bërë e gjithë e mundur për shkak të shpirtit italian", tha Rama.

Mësohet se ditën e nesërme, në orën 8.45, në Palazzo di Citta, kryetari i Bashkisë së Barit Antonio Decaro do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Në takim do të jenë edhe  prefekti i Bari Antonella Bellomo, guvernatori i rajonit Michele Emiliano dhe presidentja e këshillit rajonal të Pulias, Loredana Capone.

Java e parë e marsit 1991 ka hyrë në memorien e shqiptarëve me një fjalë të vetme: Eksodi. Ajo kujtohet si java e largimit masiv të mijëra bashkëatdhetarëve. Jo vetëm në Durrës, nga ku u nisën dhjetëra anije e motopeshkatore, të tejmbushura me qytetarë të të gjitha moshave, por edhe në anën tjetër të Adriatikut janë gjendur të papërgatitur. Mediat italiane shkruajtën në atë kohë se në portet e Barit, Otrantos dhe Brindizit mbërritën brenda pak ditësh mbi 25 mijë shqiptarë.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Guvernatori i Puglias: Takimi me Ramën më sjell kënaqësi që buron nga një miqësi e lashtë me fakte, jo fjalë

Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano ka postuar një foto të tij me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Itali me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991.

Michele Emiliano  i ka uruar mirëseardhjen kryeministrit Rama, duke u shprehur se është një kënaqësi ta kenë në Itali pasi miqësia e tyre është e lashtë e bazuar në fakte dhe jo fjalë.

“Erdhi sot me rastin e 30 vjetorit të eksodit shqiptar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Ta kem këtu së bashku me ministrin Di Maio, është një kënaqësi që buron nga një miqësi e lashtë e bazuar në fakte dhe jo fjalë”, shkruan guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano.

Ora 21:29
Në Bari ekspozitë për eksodin e shqiptarëve në 1991-n, Rama: Një moment përkujtimi për emigracionin dhe marrëdhëniet vëllazërore me Italinë (VIDEO)

Gjatë qëndrimit në rajonin e Puljas në Itali, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një  ekspozitë të hapur atje në përkujtim të eksodit të shqiptarëve në vitin 1991.

Rama ka shpërndarë video në Facebook, ku shihet i shoqëruar në ekspozitë edhe nga ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.

Rama shkruan se është një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve.

“Në përurimin e ekspozitës së eksodit 1991, një moment përkujtimi tre dekada pas nisjes së emigracionit shqiptar drejt Puljas dhe reflektimi mbi rolin e peshën e emigracionit në jetën e shqiptarëve, e në marrëdhëniet vëllazërore me Italinë.”– shkruan Rama.

 

1614976209_Screenshot4.jpg

Ora 18:29
Di Maio: BE të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit! Rama: Na njihni patentat, kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, i kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali.

Duke qenë se këtu janë të gjithë gazetarët dhe kam qenë i bombarduar për javë të tëra dhe ambasadori do më fal për këtë që do të them tani, dua të bëj një ndërhyrje ose shkelje të protokollit. Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët  udhëtojnë dhe ti japin makinës pa probleme", tha Rama.  

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, tha se Italia po bën gjithccka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit.

"Evropa duhet të tregohet në lartësinë e aspiratave të shqiptarëve", tha ai.

Ora 17:37
Eksodi i shqiptarëve/ Luigi Di Maio: Imazhet e atyre ditëve, përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve

1614962156_luigji.jpg

Në aktivitetin e zhvilluar pasditen e sotme në Bari për 30-vjetorin e eksodit të marsit 1990, ku 25 mijë shqiptarë ikën drejt Italinë, në fjalën e tij ministri italian i Jashtëm Luigi Di Maio u shpreh "fillimi i viteve 1990 ishte një periudhë ndryshimesh dramatike për Shqipërinë. Shembja e asaj që kishte mbetur nga regjimi komunist dhe ekonomia e dobët i shtyu mijëra shqiptarë, veçanërisht të rinjtë dhe më të arsimuarit, të largoheshin, të emigronin dhe të fitonin lirinë që iu ishte mohuar për shumë kohë. Imazhet e atyre ditëve, turmat e grumbulluara në anije, do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve. Shqiptarët, pasi u përballën me një lundrim sa të shkurtër, aq edhe të pabesë, mbërritën në Itali të rraskapitur, “ tha Di Maio.

Pas 30 vitesh, tha Di Maio është koha të kujtojmë së bashku ato ditë që sollën në brigjet tona 25 mijë shqiptarë.

“Sot kemi dashur të kujtojmë dhe festojmë të gjitha këto, së bashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu një mik i dashur dhe i vlerësuar i Italisë dhe me guvernatorin Rajonit të Puglias Michele Emiliano”, tha Di Maio.

Duke theksuar se lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është intensive dhe e jashtëzakonshme. Jam i lumtur ta festoj këtu këtu me ju sot.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/03/2021 00:03

    /LORA/,besoj qe dhe ju nuk keni harruar, qe italianet ne 97' kur ndodhi tragjedia,paralajmeruan qe do kthenin mbrapa dhe nuk do pranonin asnje qe do tentonte te shkonte ne Itali,por vlonjatet nuk pranonin t'ju thoshte dikush /JO/ dhe ja perfundimi.Me vjen keq qe ndodhi tragjedia,por shqipot duhet te mesojne rregullat.

    Përgjigju
  • LORA: 05/03/2021 20:00

    Ndjej mirenjohje te thelle per cfare bene autoritetet italiane dhe Populli Italian per shqiptaret e eksodit temadh te fillim-marsit 1991. Por kam revolte per mbytjen e Katerit te Rades ne 28 mars 1997 nga Sibila italiane dhe padrejtesia juridike qe e ka ndjekur procesin e hetim-gjykimit. Besoj fort qe italianet nuk mund te harrojne qe edhe pse ata erdhen ne Shqiperi si pushtues ne 1939-en,,,kur kapitulluan,ne shyator 1943, shqiptaret i moren ne shtepite e tyre si djem shtepie,derisa i nisen kur mbaroi lufta shendoshe e mire ne shtepite e tyre.Kjo eshte historia jone me fqinjet tane perendimore.

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/03/2021 18:26

    O Kryeminister vertet ika nga halli ne maje te anijes kur isha 18 vjec por sot qe po vete 50 ende s'mund te kthehem ne vendin tim te jetoj.Me vjen te qaj ne shpirt qe ti dhe politikanet e tjere pa dallim politik jeni serisht fajtor si baballarët tuaj komunista.Zoti me ndihmoj e su mbyta nga deti por po me mbyt deti qe kam ne shpirt nga njerezit e korruptuar ne shpirt si ty dhe politikanet e tjere qe ende po jetone si pashallare me sakrificat e nje populli te tere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb