30-vite nda rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ambasada amerikane në Tiranë vijon të sjellë mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar.

Sot ka qenë radha e Donald Lu, diplomatit që tani shërben në Kirgistan, por që punoi në Shqipëri për më shumë se 3 vite e gjysmë. Në mesazhin e tij Lu, e ka vënë theksin në atë që ishte puna kryesore e tij në Shqipëri vënja në jetë e Reformën në Drejtësi.  Gjithashtu, Donald Lu e ka cilësuar si moment të rëndësishëm shërbimin si kryediplomat në Shqipëri, ndërsa ka risjellë edhe njëherë gjuetinë për peshqit e mëdhenj.

 “Gjatë këtyre viteve kaluam shumë kohë duke punuar me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe gjuetinë për peshqit e mëdhenj”, shprehet ambasadori Lu në videon e publikuar nga ambasada.

 “Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Donald Lu ka qenë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri nga 2015-2018.