30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra

30 vite së bashku, Pep Guardiola divorcohet nga Cristina Serra

Pep Guardiola dhe Cristina Serra

Pep Guardiola është ndarë nga gruaja e tij Cristina Serra pas 30 vitesh së bashku.

Sipas El Periodico në Spanjë, të dy bashkarisht kanë marrrë vendimin për ndarjen. Thuhet se gjithçka u vendos që në muajin dhjetor 2024, por është mbajtur e fshehtë, duke mos u bërë publike. Pep Guardiola dhe Cristina Serra kanë qenë një nga çiftet më jetëgjata në botën e futbollit. Ata u njohën në vitin 1994, kur ish-futbollisi i Barcelonës ishte 23 vjeç dhe ajo 20 vjeçe.

U raportua në vitin 2019 se Serra ishte larguar nga Manchesteri me një nga fëmijët e çiftit për t'u kthyer në Barcelonë dhe për t'u kujdesur për biznesin e saj të modës. Më pas ajo vazhdoi të ndante kohën e saj mes qytetit spanjoll dhe Londrës dhe ndërsa ata mbanin kontakte, Guardiola mbeti te Manchester City për shumë kohë. Tani, dyshja kanë rënë dakord të shkojnë në rrugë të ndara.

Guardiola dhe Serra qëndruan bashkë për shumë vite, por vetëm në vitin 2014 vendosën të martoheshin, në një ceremoni private dhe larg mediave. Ata kanë tre fëmijë, Maria 24 vjeç, Marius 22 vjeç dhe Valentina 17 vjeç.

Mesa duket kriza e dhjetorit që kaloi Manchester City i paska pasur rrënjët të thella.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë