Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës

Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës

Pamje nga vendi i ngjarjes

Vlorë-Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme (20 nëntor) ku 30 vjeçari Arbër Shakaj u aksidentua në vendin e punës pasi ra nga kati i 3 i një pallati në ndërtim, në lagjen ‘28 nëntori', në Vlorë.

Policia ka vënë në pranga sipërmarrësin e punimeve të pllakave Leonidha Capi dhe është proceduar Vasil Gavani për shkelje të rregullave në punë.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në momentin që ka ndodhur ngjarja 30- vjeçari ka qenë duke hedhur suvatimet në pjesën e pasme, kur pompa e suvatimit e ka trondit dhe ka rënë prej andej.

Ashtu si duket edhe nga pamjet në këtë pallat mungojnë kushtet teknike për sigurimin e jetës së punonjësit, ku veç nga një krah ka rrjeta rrethuese kurse në pjesën e pasme dhe përparme mungojnë. Dëshmitarët jashtë kamerave thonë se personi i lënduar u transportua drejt spitalit dhe më pas policia erdhi për kqyrjen e vendit te ngjarjes.

Ata thonë se në pjesën më të madhe të objekteve që ndërtohen mungojnë kushtet teknike për sigurinë e punonjësve, por arsyeja pse punojnë janë nevojat familjare. Sipas informacioneve nga grupi hetimor personi që është arrestuar duhet të ndiqte punimet dhe siguronte kushtet për punonjësit kurse personi tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Kjo nuk është hera e parë që aksidente me pasojë apo dëmtime të rënda ndodhin në ambjente pune dhe për këtë inspektoriati i punës apo Policia e Vlorës nisin procedurat pas ngjarjes.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 21/11/2024 11:59

    Nuk eshte hera e pare qe ndodhin tragjedi te tilla dhe fajtor per kete eshte shteti qe lejon ndertimet pa ber asnje lloj kontrolli per sigurine teknike sepse korrupsioni eshte deri ne palce

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar