TIRANE- Alma Lami, është vetëm 30 vjeçe, por që prej dy vitesh e gjysëm po lufton me një formë të rëndë të tumorit të kockave që i është shfaqur dy muaj pas martese.
 
 Në këtë prag festash e ëma e saj, Lirija, ka vetëm një lutje për të gjithë: ta ndihmojnë për të siguruar shumën prej 50 mijë eurosh që i ka kërkuar spitali në Tel Aviv për të kryer operacionin që ajo shpreson se do t’i shpëtojë jetën e Almës e saj dhe ajo të ketë mundësi ta përqafojë sërish. 

Lirie Konjozi, e ëma e Almës, bashkë me disa të afërm të saj erdhi sot në redaksinë e A1 Report  me qëllim që përmes mikrofonit të A1 Report të kërkojnë pak ndihmë e solidaritet.
 
Familja Kojnozi nga Bulqiza ka vënë në shitje gjithçka ka, por ata janë të vetëdijshëm se pasuria në vendin ku jetojë s’ka vlerë.
 
“Kush të mundet të na ndihmojë për të siguruar 50 mijë euro. Ne i kemi harxhuar të gjitha gjatë vizitave në Onkologjik dhe 10 mijë euro i kemi dhënë me vete në Tel Aviv që ne të mos e lëmë shumë gjatë sepse sëmundja avancon. Ne kemi vendosur edhe shtëpinë në Bulqizë në shitje dhe tokën që kemi në Arapaj të Durrësit, në shitje, por shuma që do marrim nuk është e mjaftueshme. ”- thotë ajo.
 
Ata i bëjnë apel edhe shtetit që t’i ndihmojë qoftë edhe me një kredi, që janë të gatshëm ta paguajnë, vetëm se paratë për të shpëtuar jetën e Almës u duhen tani. 

“Të na ndihmojnë me një kredi të përballueshme që shumën ta transferojmë direkt në spitalin e Tel Avivit që të kryhet operacioni” – shton ajo.
 
Aktualisht Alma ndodhet e shtruar në një spital në Tel Aviv, i vetmi që i ka dhënë garanci për jetën, por sipas tyre ndërhyrja, e cila ka mbetur peng i parave, duhet të bëhët sa më parë pasi sëmundja po avancon shpejt.

Në spitalin e Tel Avivit 30-vjeçarja, është dërguar me ndërmjetësinë e kryerabinit të Ballkanit, Yoel Kapllani. Familjarët e Almës kanë hapur edhe një numër llogarie ku gjithkush që dëshiron mund të kontribuojë për të.

Ju lutem të ndihmoni nëpërmjet nënës znj. Lirie Konjozi në Bankën Credins sh. a. me numrat e llogarisë IBAN:

1. Në Lekun shqiptar: AL38 2121 1092 0000 0000 0051 5317
2. Në Euro : AL54 2121 1092 0000 0000 0051 5320

YOU CAN HELP THROUGH THE MOTHER MRS. LIRIE KONJOZI NI THE BANK OF ALBANIA
CREDINS BANK SH. A.

INTERNATIONAL BANKING ACCOUNT NUMBER (IBAN)
1. ACCOUNT NUMBER IN ALBANIAN CURRENCY LEK:
AL38 2121 1092 0000 0000 0051 5317
2.ACCOUNT NUMBER IN EUROPIAN CURRENCY EURO:
AL54 2121 1092 0000 0000 0051 5320
SWIFT CODE: CDISALTRXXX



alma lami
(Në foto: 30 vjeçarja Alma Lami me nënën e saj)

alma lami
(Në foto: 30 vjeçarja Alma Lami në të majtë dhe motra e saj)

alma lami
(Në foto: Alma Lami gjatë fejesës)

alma lami
(Në foto: Me rreth te kuq Alma Lami me dy motrat e saj)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)