30 vite marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë, ndërtohet faltore për Shën Terezën në Tiranë! Rama takim me Papën: Vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqe në rajon dhe solidaritetin njerëzor

ROMË-Më rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri –Seli e Shenjtë, Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë në Romë dhe ka marrë pjesë në një aktivitet të posaçëm atje. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho. Kryeministri Edi Rama është pritur edhe nga Papa Françesku ku ka ndarë pak nga biseda që ka zhvilluar me të në Vatikan. Rama shkruan se Papa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë jo vetëm si model i solidariteti njerëzor por edhe si faktor paqe në rajon.

“Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët”, shkruan Rama.

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë se do të të ndërtohet një faltore për Shën Terezën në Tiranë dhe toka e dhuruar nga qeveria. Ky bashkëpunimin mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza në Tiranë është përshëndetur edhe nga Papa.

Rama tha se marrëdhënie Shqipëri-Vatikan u ndërpre për shumë vite si pasojë e një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve.

"Cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë dhe frymë së bashkëpunimit. Ne i shikojmë ende frytet e kësaj. Kjo marrëdhënie u ndërpre për shkak të një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe. Në këtë ditë të lumtur në prag te festës sonë kombëtare dhe në 30 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe në 150 vjetorit të lindjes së françeskanit dhe në praninë  kaq shumë të shquarve unë ndihem i nderuar q mund t’ju jap dekoratën më të lartë titullin me kordonit me yll, të moderuar me ngjyrat tona kombëtare,” u shpreh Rama. 

Kryeministri i ka dhënë medaljen e 'Kordonin e madh me yll', kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

2021 është viti që shënon 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Marrëdhënie që shënuan dhe rinisjen e aktiviteteve fetare pas një shkëputjeje të dhunshme për disa dekada nga regjimi komunist. Ky vit shënon gjithashtu edhe 150 vjetorin e lindjes së françeskanit të madh Gjergj Fishta dhe 300-vjetorit të vdekjes së Papa Klementit me origjinë shqiptare.

Sakaq, Rama, i shoqëruar nga djali i tij i vogël, Zaho, dhe bashkëshortja Linda Rama është pritur në Vatikan edhe nga Papa Françesku. Ky i fundit i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi dhe tre vëllime dokumentesh papnore. Kryeministri shqiptar nga ana e tij i bëri dhuratë Papës dy ikona, njëra që paraqet Zojёn e Ardhjes, tjetra Shën Françeskun e Asisit së bashku me dy portrete dhe një letër të At Gjergj Fishtës.

Fjala e plotë e kryeministrit

Shumë i nderuar Shkëlqesi!  Zonja dhe zotërinj ambasadorë dhe anëtarë të Trupit Diplomatik, të etër dhe nëna të nderuara, të nderuar meshtarë, shumë të dashur fetarë dhe të devotë, zonja dhe zotërinj,

Jam i lumtur që gjendem në këto vende, në Qytetin e Përjetshëm, "Mater et Magistra", ku papa Françesku do të më presë për herë të dytë, me bashkëshorten Lindën dhe djalin Zaho, i cili ishte ende në barkun e nënës së tij kur Ati i Shenjtë na priti për herë të parë.

Do të mbetet gjithmonë paprekur në kujtesën time, hiri i atij takimi i pasuar nga vizita e Shenjtërisë së Tij në Shqipëri - udhëtimi i tij i parë jashtë vendit si Papa i ri i Kishës Katolike.

Më kujtohet se ai u prit me një dashuri të pamasë nga mijëra e mijëra shqiptarë, katolikë, ortodoksë dhe myslimanë të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” për ta pritur atë në tokën e vëllazërisë fetare, siç e përkufizoi ai vetë përsosmërisht në atë rast.

Në një nga këngët e tij, në Psalmin 133, mbreti David thotë:

“Ja sa bukur dhe sa ëmbël është

Që vëllezërit jetojnë së bashku!

Është si vaji i çmuar i derdhur mbi kokë,

Që bie mbi mjekër, mjekrën e Aaronit,

Që zbret në cepin e rrobës së tij”.

Dua t'ju kujtoj sot, në këtë rast të mirë, se prej shekujsh Kisha Katolike tashmë bën vepra vëllazërie në vendin tonë.

Kjo është gjithmonë një arsye për të qenë mirënjohës për vullnetet e mira, që besimi dhe përkushtimi për t'u shërbyer të tjerëve, veçanërisht më të varfërve, bëjnë të lindë e të rritet.

E kam të vështirë të shpreh si duhet mirënjohjen kundrejt kishës dhe katolikëve, shqiptarë apo të huaj qofshin, burrave apo gra, priftërinj apo besimtarë të thjeshtë që bëjnë kaq shumë për të përmirësuar jetën e më nevojtarëve dhe për të edukuar të rinjtë.

Por, sot më shumë se kurrë, veçanërisht në praninë e Shkëlqesisë së Tij, dua t'ju falënderoj për vëllazërinë që prej 30 vjetësh bashkon tashmë në skenën ndërkombëtare Selinë e Shenjtë dhe Republikën e Shqipërisë.

Në fakt, 30 vjet më parë u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve tona dhe në këtë ditë të lumtur të kremtimit të një jubileu autentik, më duket se është detyrë të kujtoj me mirënjohje të thellë diplomatët që si ambasadorë kanë nderuar përfaqësinë diplomatike të Shqipërisë pranë Selinë e Shenjtë dhe që fatkeqësisht nuk janë më mes nesh.

E kam fjalën padyshim për Ëilly Kamsin, Pjetër Pepën dhe Rrok Logun.

Me mirënjohje dhe dashuri ruajmë gjithmonë në zemrat tona kujtimin e kardinalit të ndjerë Ivan Diaz, nuncit të parë apostolik në Shqipëri, ungjillëzues i guximshëm i popujve, pa harruar pasardhësit e tij, kryepeshkopët Bulaitis, Moliner Ingles, Charles John Broën dhe imzot Luigi Bonazzi, i cili aktualisht është në krye të Nunciaturës Apostolike në vendin tonë.

Edhe pse diplomatë, edhe ata ishin dhe janë, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre, “punëtorë të përunjur në vreshtin e Zotit”, siç do të thoshte një figurë e madhe e mendimit fetar, Benedikti XVI.

Punëtorë të përunjur, por edhe largpamës, kjo është ideja që kam krijuar  për njerëzit që për tre dekada kanë kontribuar në forcimin, por në të vërtetë, në bashkimin e marrëdhënieve të veçanta midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë në një lloj simbioze.

Midis këtyre punëtorëve të përunjur dhe largpamës, më lejoni të shtoj edhe ju Shkëlqesi. Për praninë tuaj jemi të nderuar! Në të gjitha rrethanat, nuk keni humbur asnjë mundësi për të treguar respekt, afërsi dhe dashuri ndaj Shqipërisë.

Dhe e keni bërë këtë gjithmonë me dinjitetin dhe humanizmin e qëllimit tuaj për të udhëzuar, për të shërbyer dhe për të mbështetur siç do të thoshte Shën Pali.

Këtu gjej rastin të ritheksoj publikisht atë që autoritetet shqiptare ju kanë thënë disa herë në takime pune e në takime miqësore: cilësia e marrëdhënieve tona i detyrohet shumë mençurisë së zgjedhjeve tuaja dhe frymës së bashkëpunimit që Shkëlqesia e Tij di të frymëzojë dhe ndajë.

Ne ende shohim frytet e kësaj: një angazhim i përbashkët për një marrëveshje të ardhshme me spitalin “Bambino Gesù” për të lehtësuar trajtimin falas të fëmijëve shqiptarë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe ndërtimin e faltores së shenjtë të parë kushtuar Shën Nënë Terezës në Shqipëri, nëpërmjet dhurimit të një trualli në Tiranë nga qeveria shqiptare.

Faltorja e shenjtë do të jetë një pikë e rëndësishme takimi për qindra mijëra besimtarë nga e gjithë bota si dhe një thirrje e vazhdueshme për të mos harruar të varfrit.

Ne e dimë mirë se të varfrit dhe margjinalizuarit janë në qendër të mendimeve të Papës dhe të këtij Pontifikati. Dy vitet e fundit jemi përqendruar në to.

Providenca hyjnore na thirri sërish në detyrë, fillimisht, përmes një tërmeti katastrofik dy vjet më parë dhe, më pas, me emergjencën pandemike.

Për më tepër, kriza e refugjatëve në Afganistan na ka ofruar një mundësi për të treguar se si duhet të zbatohen virtytet e bamirësisë dhe afërsisë me të tjerët.

Shqipëria është një nga vendet e para, në mos e para, që ka hapur dyert e saj për mijëra afganë në nevojë.

Ne nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë që na u drejtua, por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që mundëm, siç kemi bërë gjithmonë në historinë tonë: me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u bëmë vendi i vetëm në Europë me më shumë hebrej. Është një vend ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve; me vëllezërit tanë  Kosovës gjatë luftës me Serbinë, që nuk e deshën ata por që ju imponua nga një regjim diktatorial dhe gjakatar dhe me iranianët e persekutuar, që iknin nga lufta në vendin e tyre.

Për ne është e rëndësishme jo vetëm të mirëpresim ata që janë në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, por mbi të gjitha t'i trajtojmë ata si anëtarë të familjes, në mënyrë që ata të ndihen qenie njerëzore në zotërim të plotë të dinjitetit të tyre dhe jo mbeturina të një qytetërim si yni, që njeh me mumdim detyrat e veta kur ndjen që i prishet  komoditeti I vet

Për të ndihmuar të varfrit, me Kishën Katolike në Shqipëri, me Caritas-in, me Malteser, me shumë vepra të tjera ndihme të Kishës Universale, ne ecim duke shtrënguar dorën njëri-tjetrit  dhe duke vënë në jetë projekte të ndryshme të përbashkëta.

Këto projekte synojnë edhe brezat tanë të rinj, për t'i ftuar ata të reflektojnë mbi vlerat e krishtera, si solidariteti, bamirësia dhe respekti për të tjerët, jo vetëm si vlera abstrakte universale, por edhe si detyra për të kryer vepra konkrete.

Në këto projekte të përbashkëta, manifestim I përditshëm i harmonisë sonë, ne nuk do të ndalemi, megjithëse fjalimi im po arrin drejt fundit.

Por, para se të ndalem, dua të falënderoj Shkëlqesinë e Tij dhe nëpërmjet Jush, gjithë diplomacinë pontifikale për punën madhështore që keni kryer mbi 30 vjet, për tu dhënë jetë dhe konsoliduar në mënyrë kaq të gjallë marrëdhëniet midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

E dimë se si kjo marrëdhënie u ndërpre prej shumë vitesh në mënyrë brutale për shkak të njuë regjimi që mbi të gjitha e mbi të gjithë I bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe.

Në këtë ditë të lumtur, pothuajse në prag të festës sonë kombëtare, në përvjetorin e trefishtë të 30-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të 150-vjetorit të lindjes së françeskanit të madh shqiptar, at Gjergj Fishta, të 300-vjetorit të lindjes së Klementit XI Albani, i ashtuquajturi Papa shqiptar dhe në praninë e kaq shumë të ftuarve të shquar, ndihem i nderuar që mund t'ju bëj dekoratën  më të lartë të dhënë nga Kryeministri i Shqipërisë, që është Kordoni i Madh me Yll “Benemerenti”, të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armëve të Skënderbeut, “Atletit të Krishtit”. Faleminderit!

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Rama takon Papa Françeskun: Ruan dashuri të posaçme për Shqipërinë dhe vlerëson solidaritetin e saj njerëzor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pak nga biseda që ai ka zhvilluar me Papa Fraçeskun në Vatikan. Rama shkruan se Papa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë jo vetëm si model i solidariteti njerëzor por edhe si faktor paqe në rajon.

“Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët”, shkruan Rama.

Gjithashtu mësohet se Papa ka përshëndetur bashkëpunimin mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë.

 

Ora 16:44
I shoqëruar nga Zaho dhe bashkëshortja, Rama i dhuron Papa Françeskut portretin dhe letrën e At Gjergj Fishtës

1638031150_sdf.JPG

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga dajli i tij i vogël, Zaho, dhe bashkëshortja Linda Rama është pritur në Vatikan nga Papa Françesku. Ky i fundit i dhuroi kryeministrit Rama një basoreliev prej bronzi dhe tre vëllime dokumentesh papnore. Kryeministri shqiptar nga ana e tij i bëri dhuratë Papës dy ikona, njëra që paraqet Zojёn e Ardhjes, tjetra Shën Françeskun e Asisit së bashku me dy portrete dhe një letër të At Gjergj Fishtës. Kujtojmë se Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

Ora 14:18
VIDEOLAJM/ Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali, vendos kurorë me lule te Papa Albani (Papa Klementi XI)

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

Me rastin e kësaj vizitës, ai i shoqëruar nga gruaja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho, kanë vendosur lule në varrin e Papës Klementi XI, i cili ishte shqiptar, i quajtur ndryshe edhe Papa Albani

1638019178_d2071e05ce7a4127945d4cf2234698a6.jpg

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 27/11/2021 22:10

    E lexova me vemendje se thashe a kishte ngrene dreke Papa kur degjoi fjalen e Rames apo jo! Tani kuptova qe fjalen e kishin degjuar keto kardinalet e tjere. Ndersa Papa pese minuta e kishte takimin. Cdo dite e me shume bindemi se sa madheshtor qe i ndjeri Koco Devole qe me sarkazmen e tij te zgjuar jo vetem shpotiti te verteten e trishte te lidershipit shqiptar por prognozoi sakte te ardhmen. Lajmet e Rames jane si pune e Macukullit te Matit: mengjez dreke dhe darken i njejti vakt si thonte dhe Migjeni, qe skaperdihet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë