300 studentë veshin bluzat e bardha, ministrja e 'Shëndetësisë' dhe e 'Arsimit': Do të rrisim kuotat për mjekësinë

300 studentë veshin bluzat e bardha, ministrja e 'Shëndetësisë' dhe e 'Arsimit': Do të rrisim kuotat për mjekësinë

Foto nga ceremonia e Universitetit të Mjekësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, ku 300 studentë të rinj në mënyrë simbolike kanë veshur bluzat e bardha, duke nisur rrugën e dijes në degën e Mjekësisë.

“Unë jam shumë e lumtur sepse në fakt garancia që sistemi ynë shëndetësor do të jetë në lartësinë e asaj që qytetarët shqiptarë meritojnë, është pikërisht fakti që në Mjekësi vijnë studentët më të mirë. Dhe për këtë unë jam shumë krenare. Bazat e besimit mjek-pacient mbështeten në tre shtylla: Ndershmëria, Dija, Aftësitë Profesionale. Ndër shekuj këto tre shtylla janë respektuar fort nga mjekët.

Më besoni që asnjë pikë e zezë e rënë diku aty-këtu, nuk mundet dot që të ngjyrosë detin e madh të dobive të mjeksësisë dhe bluzën tuaj të bardhë. Ndaj është shumë e rëndësishme që bashkë me dijen edhe me aftësitë profesionale, së bashku të udhëhiqeni dhe nga ndershmëria që e karakterizon këtë profesion”, tha Manastirliu në fjalën përshëndetëse. 

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se angazhimi për Paktin për Universitetin është jetësuar dhe do të vijojë më tej, me projekte të reja në dobi të cilësisë së mësimdhënies.

“Unë jam e kënaqur që nëpërmjet Paktit për Universitetin, ne sot kemi projekte për të çuar përpara. Së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë ne jemi duke lobuar tashmë për të ndërtuar për herë të parë brenda korpusit të Qendrës Spitalore Universitare, një qendër të bio-simulimit klinik, e cila do të jetë një qendër që do të mbështesë jo vetëm kërkimin shkëncor, edukimin tuaj, por gjithashtu do të rrisë akoma më shumë bashkëpunimin edhe me qendrat simotra të vendeve europiane”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë theksoi se sot mjekët, infermierët dhe të gjithë profesionistët e shëndetit punësohen me transparencë dhe meritë përmes portalit “Mjëkë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.

“Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’, ‘Infermierë për Shqipërinë’ sot garantojnë meritokraci dhe transparencë për punësimin tuaj. Vetëm nëpërmjet këtyre platformave, këtyre instrumentave kaq me vlerë sot në dorën tuaj, ne kemi bërë të mundur që në katër vite, 1200 mjekë dhe 3800 infermierë të jenë të punësuar me meritokraci dhe transparencë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se së shpejti, së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë dhe me dekanët, do të kemi një marrëveshje shumë të rëndësishme, e cila i hap rrugën edhe spitaleve të tjera publike, siç është spitali Memorial në Fier, spitali i Durrësit, spitali i Shkodrës dhe Spitali i Elbasanit, që të mundet që të ofrojnë hapësirat e tyre tashmë në kushte dhe standard bashkëkohore për edukimin e studentëve të mjekësisë dhe për të rritur numrin e kuotave në mjekësi.

“Plani ynë për plotësimin e nevojave me mjekë është gjithashtu edhe rritja e numrit të kuotave në Fakultetin e Mjekësisë, gjë që jemi duke e projektuar së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Universitetin e Mjekësisë, për ta finalizuar dhe për të filluar menjëherë në vitin tjetër akademik me kuota të rritura për mjekësinë”, tha Manastirliu.

Duke folur para studentëve që kanë nisur vitin e parë për Mjekësi, Ministrja Manastirliu u kërkoi të bëhen misionarë të procesit jetik të vaksinimit anti-covid.

“Ftesa ime për ju është të bëheni misionarë edhe të vaksinimit. Studentët e mjekësisë duhet të jenë promotorë të vaksinimit. Studentët e mjekësisë janë duke u organizuar edhe për universitetet e tjera për këtë fushatë vaksinimi, kjo më bën akoma më shumë të lumtur dhe krenare për angazhimin tuaj njerëzor”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, gjatë fjalës së saj u shpreh: “Mirënjohje pafund për të gjithë mjekët. Fakti që ju keni zgjedhur të studioni mjekësinë edhe pas historive të pandemisë, ju bën edhe ju që në sytë tanë të jeni heronjtë e të nesërmes. Zgjidhni Shqipërinë! Ju e keni zgjedhur Shqipërinë për studimet tuaja, vlerësoj që e keni zgjedhur Shqipërinë. Falënderoj edhe ata që nuk e kanë zgjedhur Shqipërinë por me rezultatet e tyre na bëjnë krenar”.

Çdo vit, rreth 330 studentë të rinj nisin studimet në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa në të gjitha degët e Universitetit Mjekësor të Tiranës janë mbi 2200 kuota studimi çdo vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës