TIRANË- Kjo e shtunë ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me COVID-19, krahasuar me ditët e kaluar. Sot, si rezultat i 3036 testimeve janë shënuar 8 raste të reja, më konkretisht 2 raste në Tiranë, Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Sarandë. Numrin e lartë të testeve në një kohë kur transmetueshmëria e COVID-19 ka rënë, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Report Tv se lidhet me tamponët e shumtë që bëhen me qëllim udhëtimi, për shkak se dhe kufijtë janë hapur tashmë.
Fatmirësisht lajmi mirë është se edhe këtë të shtunë asnjë qytetarë nuk ka humbur betejën me këtë virus, në një kohë që 55 pacientë janë aktivë me COVID-19 në total në Shqipëri. Një situatë normale paraqitet edhe në spitalin Infektiv, të vetmin spital COVID në vend, ku po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë.
"Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar, 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,023 që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria e Shëndetësisë.
Statistika (3 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3036
Testime totale 815,335
Raste pozitive 132,534
Raste të shëruara 130,023
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Berat 1
Fier 1