304 raste të reja me COVID dhe 11 viktima! Virusi i merr jetën njeriut që ndërtoi HEC-in e Komanit

304 raste të reja me COVID  dhe 11 viktima! Virusi i merr jetën njeriut që ndërtoi HEC-in e Komanit

Kujtim Bejtaj

TIRANË- 304 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 2730 testime të kryera. Fatkeqëisht kanë humbur jetën 11 qytetarë të moshave 51- 83 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.

593 qytetarë fituan betejën me COVID, duke e çuar në 90,617 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë. 
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  
92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë. 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë. 
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital", njofton ministria e Shëndetësisë. 

Statistika (30 Mars 2021) 
Raste të reja ditore        304
Të shëruar në 24 orë     593
Të shtruar në spitale      293
Humbje jete në 24 orë    11
Testime ditore                2730 

Testime totale            555,930
Raste pozitive             124,723
Raste të shëruara         90,617
Raste Aktive                31,879
Humbje jete                  2227 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë       22083
Fier          2607
Durrës        1309
Gjirokastër  1242
Shkodër       1199
Vlorë         1107
Korçë         779
Lezhë         419
Elbasan      387
Kukës         359
Dibër        329
Berat         59

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
Ndërron jetë nga COVID-19 njeriu që ndërtoi HEC-in e Komanit

COVID-i i ka marrë jetën zv.ministrit të Ndërtimit në vitet 1998-2000, Kujtim Bejtaj. Ai u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare, pasi nuk ia doli që të fitonte betejën me COVID-in.

Kush ishte Kujtim Bejtaj

I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të cilin e përfundoi po me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës.

Shumë shpejt spikati aftësia e tij si inxhinier dhe drejtues i zoti duke u bërë shumë shpejt një nga drejtuesit kryesorë të asaj ndërmarrje gjigande. Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinjer i ndërmarrjes.

Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. Pas këtij viti vazhdoi aktivitetin përsëri në fushën e ndërtimit deri sa COVID-19 i mori jetën.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare