TIRANË-Kandidatëve, të cilët duan të vazhdojnë studimet e larta dhe që kanë përfunduar maturën para vitit 2015, u ka mbetur edhe dita e nesërme për të aplikuar me formularin A1Z.
Sipas Agjencisë Kombëtare e Provimeve, ditën e sotme do të mund të aplikojnë kandidatët në qytetet Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, ndërkohë që aplikimi bëhet online.
Maturantët që kanë mbaruar para 2015-ës dhe që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi ose ata që janë shpallur fitues, por nuk janë regjistruar, mund të aplikojnë online.
Aplikimi online me formularin A1Z bëhet në shkollën ku kandidati ka mbaruar arsimin e mesëm ose në shkollën që ka përcaktuar Komisioni i Maturës Shtetërore në DAR/ZA e vendbanimit. /ATSH/
/Shqiptarja.com