Në një foto të postuar në rrjetin social “Facebook”, tregohen 12 projektet që do të financohen nga rritja e të ardhurave, që kap shifrën 32 milionë dollarë.
12 projektet janë: ndërtimi i rrugës Kukës-Morinë, 2 Lote që përfshijnë vepra arti të mëdha e 2 viadukte; ndërtimi i rrugës Milot –Fushë Krujë, Loti 4; plotësimi i segmentit Dragobi-Valbonë; sistemim-asfaltimi i rrugës Kukës-Krumë, 2 Lote; By-pass-i Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lotet 4-11; Unaza e Re, 2 segmente: Komuna e Parisit– Rruga e re Tiranë – Elbasan; si dhe Komuna e Parisit – Rruga Kavajës; Rruga Lushnje-Berat, 3 Lote.
Një tjetër projekt është edhe ndërtimi i Unazës veriore Korçë, rruga Korçë-Kapshticë. Gjithashtu edhe ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 1. Projekte të tjera janë edhe ndërtimi i rrugës Kardhiq- Delvinë, 3 Lote. Sistemim-asfaltimi i rrugës Qafë Thanë-Lin-Pogradec, Loti 2 dhe sistemim-asfaltimi i rrugëve lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) Loti 1.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)