32 studentë nga Europa në Kolegjin e Europës në Tiranë, Veliaj: Tre bursa për të rinjtë ekselentë shqiptarë! Ambasadori i BE: Shqipëria është Europë

TIRANË - U mirëpritën dje, në Kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë, 32 studentët nga 21 vende të ndryshme të Europës, të cilët do të studiojnë në kryeqytetin shqiptar gjatë vitit akademik 2024-25. Në ceremoninë e përurimit të Kampusit të Kolegjit, me seli në godinën “Liria” pranë Qytetit Studenti, mori pjesë Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasterliu.

Në fjalën e rastit, kryebashkiaku Veliaj dha lajmin se, Bashkia e Tiranës, përveç kontributit në krijimin e kushteve të mira për studentët, ka kontribuuar me tre bursa për tre të rinj ekselentë shqiptarë.

“Shekullit të 21, gjithnjë e më shumë po i referohemi si shekulli i qyteteve. Pra, njerëzit thonë “Kolegji i Tiranës”, jo më “Kolegji në Republikën e Shqipërisë”. Ne i lidhim këto ngjarje me qytetet, më shumë se sa me shtetet. Prandaj, edhe vendosëm që, përveç ndihmës në krijimin e infrastrukturës së kolegjit, të kontribuojmë edhe me tre bursa”, u shpreh ai.

Veliaj ftoi studentët të bëhen pjesë e aktiviteteve kulturore, që do të zhvillohen në Tiranë vitin e ardhshëm, kur kryeqyteti shqiptar mabn titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

“Dy vite më parë ne ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë; vitin e kaluar ishim Qyteti Europian i Sportit. Këtë vit kemi presidencën e B40, rrjeti më i madh i kryebashkiakëve të Ballkanit. Por, vitin e ardhshëm, do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, ndaj mezi pres që disa prej jush t'i bashkohen ekipit”, tha kryebashkiaku.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato tha se Shqipëria është pjesë e Europës.

“Nuk është vetëm një realitet i ri akademik, që ndodh në Tiranë, por ka të bëjë me sjelljen e Bashkimit Europian këtu në Shqipëri dhe këtu në rajon. Ne përdorim një slogan në Delegacionin Europian: “Europa është këtu”. Në fakt është i gabuar sepse duhet të jetë: “Bashkimi Europian është këtu”, pasi Europa është tashmë këtu, sepse Shqipëria është Europë”, tha Gonzato.

Ndërsa, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se hapja e Kolegjit në Tiranë e vendos Shqipërinë në hartën e vendeve që ofrojnë standarde të larta arsimore.

“Hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë e vendos Shqipërinë në hartën e vendeve që ofrojnë standarde të larta arsimore, duke siguruar një mundësi të re për studentët shqiptarë dhe ata të rajonit. Me Kolegjin e Europës, Europa është këtu. Dëshiroj të shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj sfide: Së pari, Bashkimin Evropian dhe Komisionin Evropian për mbështetjen, Kolegjin e Europës për pranimin e ftesës për të vendosur praninë e tij në Tiranë, duke njohur potencialin që ka Shqipëria dhe ndikimin e saj në rajon”, u shpreh ajo.

32 studentët që janë pjesë e Kolegjit të Europës, i cili do të çelë dyert për herë të parë në Tiranë, do të ndjekin studimet në fushën e Transformimeve Europiane dhe Studimet e Integrimit (ETI).

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja