32 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, Meta: Çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, i destinuar të shembet

32 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, Meta: Çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, i destinuar të shembet

Presidenti Ilir Meta

Sot bëhen 32 vite nga rënia e Murit të Berlinit, ditë që e ka kujtuar edhe Presidenti Ilir Meta. Në Facebook Meta shkruan se çdo mur që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet. Sipas Metës, liria, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë dhe 'zbatimi' i këtyre vlerave do na afrojnë më shpejt drejt Europës.

"Çdo mur, që na ndan sot nga Europa e Bashkuar, është i destinuar të shembet!  Liria, të drejtat dhe dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës do të triumfojnë padiskutim! Të bashkuar rreth këtyre vlerave do të afrohemi më shpejt drejt Europës! Gëzuar përvjetorin e Shembjes së Murit të Berlinit!", shkruan Meta.

Muri, ndërtimi i të cilit filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe i cili e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore, u shemb më 9 nëntor të vitit 1989, duke i dhënë fund edhe periudhës së Luftës së Ftohtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?