Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 326 raste të reja me koronavirus nga 2,601 testime të kryera. Fatkeqësisht, 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 206 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i epidemisë. Sakaq, në të gjithë vendin janë 5,640 raste aktive me COVID në të gjithë vendin.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Dibër, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Rrogozhinë, Përmet, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Gramsh, Peqin, Poliçan, Dimal, Tepelenë, Divjakë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Cerrik.
Statistika (15 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 326
Të shëruar në 24 orë 206
Të shtruar në spitale 133
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2601
Testime totale 1,428,588
Raste pozitive 204,627
Raste të shëruara 195,835
Raste Aktive 5640
Humbje jete 3,152
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2671
Fier 655
Gjirokastër 538
Shkodër 373
Durrës 342
Elbasan 270
Berat 259
Vlorë 199
Lezhë 121
Korçë 106
Kukës 54
Dibër 52