Një 32-vjeçar ka plagosur të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës. Ngjarja mëngjesin e sotëm, kur Fatbardh Doda qëlloi E.K duke e lënë të plagosur në shpatull. Report Tv ka mësuar se sipas dëshmisë së vajzës Doda ka qenë i pirë dhe arma i ka shkrehur pa dashje. Autori  quhet Fatbardh Dervishi, alias Doda, ka disa ditë që  ka ardhur nga Spanja.

Djali pasi e ka plagosur ka ikur nga hoteli dhe e ka lenë aty dhe punonjesit e hotelit kanë njoftuar Policinë dhe Policia ka njoftuar spitalin per autoambulancën.

"Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20,  në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç,  banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje  dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier  janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.