Ministri Klosi ishte i pranishëm në shkatërrimin e të parës furrë në Borizan, zonë ku janë inspektuar edhe disa furra të tjera. Ministri Klosi theksoi se ky është vetëm aksioni i parë për të ndaluar me tej të gjithë shfrytëzimin barbar të malit. Ministri paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë.
“Sot jemi për të shkatërruar këtë furrë, por nëse do të tentojnë të rihapet do të ketë ndëshkime të ashpra” - tha Klosi duke shtuar se “Në këtë gropë bëhen bashkë disa krime mjedisore të cilat duhen goditur që në gjenezën e tyre” - vijoi ministri duke konstatuar nga afër mbetjet e makinave dhe fabrikave të fasoneve që përdoreshin për djegie.
Ministri Klosi bëri me dije së gjatë muajit mars do të ndërmerren disa aksione për të evidentuar problematika të tjera mjedisore përfshirë këtu edhe ndotjen e lumenjve
Kreu i Turizmit dhe Mjedisit i bëri apel qytetarëve që të vijojnë bashkëpunimin e tyre me qeverinë duke denoncuar çdo krim mjedisor në portalin e bashkëqeverisjes, pasi ajo që po ndodh është një krim për jetën e femijëve te tyre. Aksioni vjen pas denoncimit të një qytetari ne portalin shqiperiaqeduam.al.
[gallery]25667[/gallery]
d.gj/ Shqiptarja.com