33 vjeçari u vetvra në Gjermani, babai apel për ndihmë për kthimin e trupit: Më premtoi se nuk do e bënte më! Vetëm atë kisha

 

Një 33- vjeçar nga Frakulla e Vogël e Fierit është vetëvrarë në Hamburg të Gjermanisë.

Moskorrektesa e pagesës nga pronari, ka qenë shkaku sipas familjes që 33- vjecari, Dritan Lalaj, i ka dhënë fund jetës, trupi i të cilit u gjet në banesë nga policia në datën 1 tetor.

Familja Lalaj ka hapur dyert e mortit, ndërsa lajmin e hidhur babai i tij Fitim ( Gori) Lalaj, e mori ditën e sotme.

I shokuar për humbjen e djalit të vetëm, i moshuari  tregon për Report Tv mes lotësh, se telefonatën e fundit me të birin e kish pasur tre ditë më parë ku i kishte treguar se pas tentativës për vetëvrasje dy javë më parë, është qetësuar duke i premtuar se nuk do ta përsërisë më.

Mes sëmundjes dhe skamjes së tejskajshme babai i 33- vjecarit apelon për ndihmë për ti kthyer trupin e djalit.

“Kam folur me të dhe më tha se bëjë më këtë veprim. Ai ishte ndihma më e madhe financiare, unë skam as pension asgjë. Kërkojmë ndihmë, Nuk kam pjestar të tjerë në familje, vetëm atë kisha”, tha ai.

Ndërkohë i afërmi Mezin Kacaku , pohon se për kthimin ë trupit duhen 25.000 euro, shumë për të cilën shqiptarët në Hamburg janë solidarizuar ta mbledhin shpejt, ndërsa thekson se edhe banorët e zonës do përpiqen të solidarizohen.


Lajmi kryesor:

Gjermani/ I riu shqiptar vetëvritet në banesë! Babai apel për ndihmë për kthimin e trupit në atdhe: Pronari nuk i jepte pagesën


S.B/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje