SHKODER- “Për 9 vite prita të arrestohej autori i vrasjes së prindërve të mi, por asnjëherë nuk u prangos. Atëherë vendosa të merrja vetë hakun”. Jo vetëm kaq 33 vjeçarja, Lena Pjolli që ekzekutoi Marash Tonaj pak ditë më parë në Dukagjin do të shonte: “Përmbusha amanetin me armën e babait tim që e kisha ruajtur për 9 vite me radhë“.

Kjo është dëshmia rrënqethëse që Lena Pjollit, dha sot paradite para gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, ku u dha vlerësimi i masës së arrestit burg. 33 vjeçarja, madje deklaroi se pikërisht për të marrë hakun e prindërve nuk ishte fejuar apo martuar.

DITËN E VRASJES
Korrespondenti në Shkodër i Tv A1 Report, Admir Agolli tregon si ka rrjedhur ngjarja të mërkurën e 13 shtatorit, kur ndodhi dhe krimi.
Lena Pjolli ka qënë duke u kthyer në shtëpinë e saj në Vuksanaj në komunën Shalë kur është ndeshur me vëllanë e autorit të krimit, Marash Tonajn. Mes tyre ka nisur një debat. Më pas 33- vjecarja është larguar për në banesë ku ka marrë kallashnikovin, të cilin e kishte të ruajtur pasi ia kishte lënë i ati i saj, dhe me të ka qëlluar në drejtim të 49- vjecarit.”

GJAKMARRJA QE PRITI 9 VITE
Më 13 korrik të 2003 në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit u vranë bashkëshortët Nik e Lula Pjolli. Çifti Pjolla u qëllua me automatik duke lënë jetimë 6 fëmijë, dy djem e katër vajza. I dyshuar për këtë vrasje është Nik Tonaj, vëllai i viktimës, Mark Tonaj. Konflikti mes familjes Pjolli dhe asaj Tonaj ishte për vijën e ujit për vaditje ku dy palët pretendonin të kishin radhën e vaditjes. Aktualisht ndaj Nikë Tonaj, i cili ndodhet në drejtim të paditur  gjykata ka dhënë dënimin me 25 vjet burg në mungesë. Atëherë Lena Pjolli ishte vetëm 24 vjeçe.

ARRESTI ME BURG
Përpara togave te zeza prokurori i çështjes Ermir Lelcaj kërkoi shpalljen e ligjshme të ndalimit të 33 vjecares dhe caktimin si masë sigurie arrestin me burg. Nga ana tjetër avokati mbrojtës Gjovalin Kolndreaj e la në dorën e gjykatës caktimin e masës së sigurisë. Gjykatësja e ceshtjes Irida Kacerja vlerësoi të ligjshëm ndalimin ndërsa ka caktuar si mase sigurie arrest me burg ne dhomat e paraburgimit ne burgun e Shen Kollit. 33 Vjeçarja u vetëdorëzua po më 13 shtator duke marrë përsipër autorësinë e krimit. Policia dyshon se për vrasje e reja bashkëpunoi me vëllanë e saj.
(sg/shqiptarja.com)