Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përkujtoi sot 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Ajo theksoi se, si sot 33 vite më parë erdhi në jetë ëndrra e ndaluar 50 vjeçare e shqiptarëve të burgosur në diktaturë, Partia Demokratike.
Deputetja demokrate shkruan se tanimë është koha që PD të reflektojë për t’u kthyer në një alternativë politike.
Si sot 33 vite më parë erdhi në jetë ëndrra e ndaluar 50 vjeçare e shqiptarëve të burgosur në diktaturë, Partia Demokratike. Me gjithë ulje ngritjet e saj PD mbetet sot forca transformuese e një Shqipërie të shkatërruar nga komunizmi. Forca politike që transformoi vendin në një vend të NATO dhe që i dha jetë ëndrrës europiane.
Tanimë është koha që PD të reflektojë të djeshmen për të ndërtuar të tashmen. Tre dekada më parë ishim forca novatore që kishte një jetë politike pa pasur politikanë. Ndaj lipset që sot të zgjedhim politikën përpara jopolitikes. Do të duhet të marrim vendime të vështira që na duhet të zgjedhim PD përpara çdo individi që vendos egon para nevojës së demokratëve. Vetëm kështu mund të modernizohemi dhe të jemi oferta për shumicën dhe zgjedhja e saj!
Një detyrim të kthehemi në alternativë politike, në një parti politike të ndryshimit! Përulje ndaj gjithë demokratëve!