3.4 milion euro në 'Toyota Yaris', Klevi Lika kërkon lirinë: Të hënën shkoj në shkollë

3.4 milion euro në 'Toyota Yaris', Klevi Lika kërkon lirinë: Të hënën shkoj në shkollë

Klevi Lika, i riu i arrestuar per 3.4 mln eurot ne Portin e Durresit

Me argumentin se kërkon të shkojë në shkollë, Klevi Lika i cili qëndron në qeli prej 25 qershorit 2018, si person i përfshirë në transportin e 3.4 milion eurove nga Belgjika në Shqipëri me "Toyota Yaris”, kërkon lirinë. Kërkesën e tij, Lika djali i Eduart Likës, pronarit të kompanisë që transportoi makinat me trajler është bërë nëpërmjet avokatit Saimir Visha me argumentin se ai dëshiron të ndjekë studimet në klasën e 11-të. Shkollat çelin dyert ditën e hënë, 17 shtator, por kërkesa e parashikuar për t'u shqyrtuar këtë të premte, u shty për mungesë të prokurores Doloresa Musbelliu dhe do të shqyrtohet më 18 shtator. Për gjetjen e 3.4 mln eurove deri tani të arrestuar janë; Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa në kërkim janë dy porositësit, kushërinjtë Afrim dhe Elivs Vladi.

Në një “Toyota” u kapën 106 dengje me euro
Në datën 24 qershor 2018 rreth orës 09:40 nga kontrolli fizik i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin “Bizarre” me targë AA120SP dhe AFR559 në pronësi të Edi Canit dhe me drejtues Agim Çeka, të cilët në momentin e kapjes ndodheshin në automjet duke u futur në portin e Durrësit me linjën Bari-Durrës, është konstatuar shuma e madhe parash, të fshehura në dy nga automjetet e ngarkuara tek ky karotrec. Në këtë automjet ndodheshin të ngarkuara nëntë autovetura ku prej të cilave të tipit “Toyota”, një e tipit “Alfa Romeo” dhe një e tipit “Opel Astra”. Nga kontrolli fizik i shtruar këtyre automjeteve në vijën e dytë të kontrollit të automjeve në portin e Durrësit rezultoi se në automjetin tip “Toyota”, ngjyrë grie e erët me tre porta u konstatua se brenda tapicerisë së pjesës së prapafangos në të dy krahët e majtë kartmonedha franga dhe eurove të prerjeve të ndryshme. Nga kqyrja e automjetit ka rezultuar se ishin fshehur 106 dengje me kartmonedha euro. Pas kqyrjes automjetit i është bërë dhe skanimi ku nga ky process nuk ka rezultuar gjë. Gjithashtu nga kontrolli fizik dhe në automjetin tip “Toyota Auris” me ngjyrë metalizato, me tre porta u konstatua se pranë tapicerisë së pjesës së prpafangos, në të dy krahët e majtë shumë topa të tjerë me karmonedha euro e franga të prerjeve të ndryshme.

Dëshmia e shoferit: Kisha 1 muaj punë
I pari që është pyetur për sasinë e parave është shoferi i kamionit Agim Çeka, i cili ka deklaruar se që prej një muaji punon si shofer tek shtetasi Eduart Cani, i cili ka një firmë që transporton automjete me trailer Bizzare me targa targë AA120SP dhe AFR559 nga vendet e Europës për në Shqipëri. Ky shtetas e ka qëndrën e aktivitetit në Tiranë, Allias. Me këtë firmë ai deklaron se ka bërë tre rrugë, në Belgjikë. Më datën 12 qershor 2018 në darkë e ka marë në telefon pronari Eduart Cani, dhe I ka thënë që të shkoja në Tiranë, të merja Bizzaren dhe së bashku me djalin e tij Klevi Canin do të nisesha për në Belgjikë,ku do të ngarkonim disa makina të cilat do ti sillnim në Shqipëri.Më datën 13 qershor 2018 janë nisur në mengjes herët, kanë kaluar kufirin nga Hani i Hotit,në Mal të Zi dhe më pas në Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani dhe destinacioni Belgjika në qytetin Sherlo, kanë mbëritur më datën 16 qershor 2018., ditë e shtunë. Kanë qëndruar dy ditë duke fjetur në mjetin Bizzare dhe duke pritur dërguesin, që do i jepte makinat.Në këtë vend kanë qënë edhe një herë tjetër, pasi kanë marrë makina, duke e ngarkuar bizzarin aty me automjete.

Ku gënjeu Alban Mollaymeri
I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina. Ai deklaron se disa muaj më parë ka porosituar disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana. Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porositi jashtë shqipërisë.Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin me tyre. Nga kqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve. Ndërkohë që Mollaymeri, në këtë rast ka pohuar se nuk ka qënë ai porositësi i makinave por Alfred Vladi. Por nga verifikimi i dokumentacionit, “Toyota Auris” ekziston se është porositur nga Mollaymeri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gaetano: 15/09/2018 09:01

    po u kape ska me shkolle o figur duhet te ambientohesh me mesues te rinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja