343 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 5,173 raste aktive me COVID! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

343 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 5,173 raste aktive me COVID! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 343 raste të reja me koronavirus nga 3,696 testime të kryera. Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për 2 qytetarë nga Tirana 66 dhe 76 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. 

Në të gjithë vendin raportohet se janë 5,173 raste aktive me COVID ndërsa 333 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,263 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki;165 në Tiranë, 17 në Vlorë, 15 në Fier, 12 në Sarandë, 11 në Durrës, 10 në Kamëz, 9 në Elbasan, 8 në Vorë, 6 Divjakë,  5 në Shkodër, Mat, Memaliaj, Korçë, Berat, Kuçovë,  4 në Lezhë, Mirditë, Patos, Lushnje, Tepelenë, Skrapar, 3 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Kavajë, Mallakastër, Devoll, 2 në Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Gjirokastër, 1 në Kukës, Has, Shijak, Selenicë, Himarë, Maliq, Dimal, Belsh, Peqin, Librazhd.

Statistika (22 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          343
Të shëruar në 24 orë       333
Të shtruar në spitale       123
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 3,696 

Testime totale              1,448,218
Raste pozitive                206,616
Raste të shëruara          198,263
Raste Aktive                      5,173
Humbje jete                      3,180 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2,481
Fier                 588
Shkodër          359
Durrës             343
Gjirokastër     244
Elbasan           294
Berat               243
Vlorë                221
Lezhë               137
Korçë               127
Kukës               67
Dibër                69

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?