FIER - Deputeti demokrat Gazment Bardhi ishte sot në Fier në aktivitetin e organizuar nga PD për 34 vjetorin e themelimit të kësaj partie në këtë qytet. Bardhi në fjalën e tij e përshkruan Partinë Demokratike si një simbol të aspiratës për liri, demokraci dhe zhvillim.
'Fieri në gjithë historinë politike është një vatër e reagimit dhe mos pajtimit me të keqen. Kjo ndjenjë i ushqeu ata burra në vitin 1991, kjo ndjenjë vazhdon dhe i udhëheq edhe sot. E ndjej në çdo takim, në çdo shtrëngim duash, ndjenjën e mos pajtimit me të keqen. Përbuzjen që kanë për qeverinë e Edi Ramës, e cila I ka zhytur në errësirë jo vetëm këta qytetarë, por të gjithë shqiptarët.'
Më tej theksoi pakënaqësi ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar për korrupsion, krim dhe varfëri.
'Partia Demokratike ka detyrën historike për të rikthyer shpresën e shqiptarëve të cilët çdo ditë që kalon e braktisin këtë vend. Për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, në shinat e respektimit të ligjit dhe kushtetutës. Për ta rikthyer nga rruga pa krye në të cilën e futi Edi Rama, dhe një shpurë kriminelësh dhe të korruptuarish afër tij.'
Bardhi vuri në dukje edhe rëndësinë e bashkimit të demokratëve për të rikthyer shpresën dhe për të siguruar fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
'Jemi vetëm pak muaj larg betejës së 11 Majit. Padyshim rruga nuk është e lehtë, por demokratët nuk kanë asgjë të pamundur. Nuk është e lehtë jo për shkak të popullaritetit që kundërshtari ynë pretendon të këtë, por për shkak të përdorimit të çdo instrumenti antiligjorë nga Edi Rama. Kështu është mësuar ai, këtë rrugë din ai. Krim, Korrupsion, varfrim dhe më pas sundim. Këtë din të bëje ai, por këtë radhë do të dështoi bashkë më çetën e tij të të korruptuarëve dhe të inkriminuarve që ka graduar në këtë qark.'
Nuk la pa përmendur edhe korrupsionin ministror, teksa tha se paratë e Ballukur nuk mund të blejnë dot dinjitetin e fierakëve.
'Një dyzinë ministrash, zëvendësministrash, drejtorësh, kanë pushtuar Fierin prej shumë ditësh, në përpjekje për të blerë dinjitetin e qytetarëve fierak, por duke dështuar me sukses të plotë, sepse Fieri dhe fierakët dinjitetin, ndershmërinë dhe vlerat i kanë të trashëguara ndër breza. Atë s’ja ble e as përdhos dot me para korrupsioni as Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar.'
Ai përfundon me një mesazh motivues për demokratët dhe qytetarët, duke e përshkruar energjinë e tyre si burim shprese dhe fitoreje.
'Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën, e përbuzin mospërfilljen, e përbuzin keqpërdorimin vetëm për vota.
Unë kam bindjen se çdo ditë nga sot e deri në 11 Maji, ky bashkim, kjo energjin do të shndërrohet në burim fitoreje dhe shprese për Partinë Demokratike, demokratët dhe qytetarët e Fierit, dhe për të gjithë Shqipërinë.'
Nuk ka burre nene dhe jo vajze si ty te bleje lirine e votes se firakeve
PërgjigjuPd parti e fort haha prrrrr
PërgjigjuBalluku VS Veliaj. Ju si portal nuk kuptoheni fare anën e kujt mbani. Aspi
PërgjigjuO bubrrec po shkon ne Fier per te takuar Sali janin ne burg a eshte mure ? Se atje do shkosh dhe ti mbas ca kohë
Përgjigju