350 mijë euro dëm, grabitet shtëpia e dy futbollistëve shqiptar

350 mijë euro dëm, grabitet shtëpia e dy futbollistëve shqiptar

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli

FRANCË - Shtëpia e Arbër Zenelit dhe ajo e Valon Berishës janë plaçkitur teksa dy futbollistët ishin në udhëtim me klubin e tyre, Reims në Francë. Dëmet janë vlerësuar midis 300.000 dhe 350.000 eurosh, ka bërë të ditur zyra e prokurorit të Reims, duke konfirmuar informacionin e "20min.ch".

Dy yjet e Kosovës po udhëtonin me ekipin në Valenciennes në momentin e ngjarjes ka bërë të ditur Ludovic Andre, prokuror i Reims. “Vjedhja është konstatuar për mbrëmjen e së mërkurës, hetimet janë hapur dhe policia gjyqësore ka filluar hetimet”, ka thënë prokurori.

Sipas dyshimeve të para, janë vjedhur dy çanta Louis Vuitton dhe shtatë ora Rolex, me një vlerë totale nga 300.000 deri në 350.000 euro. Tashmë ka një dëshmitar për rastin dhe kamerat kanë qenë në funksion, shtoi prokurori, duke zbuluar se ende nuk kanë rënë në gjurmët e grabitësve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja