36 murale në shkollë, mësuesja e apasionuar pas pikturës ‘shndërron’ shkollën në ekspozitë! Rajmonda Paloli: Edhe pas pensionit s'do ta ndal punën

Deri para 10 vitesh, muzika dhe mësimdhënia ishin gjithçka për Rajmonda Palolin. Por kur në dorë mori penelin, e kuptoi se kishte njohur pasionin e vërtetë.

Çdo ndjesi, ajo e hedh në telajo apo në sipërfaqe të ndryshme, siç ka ndodhur me  shkollën 9-vjeçare "Feride Begaj" në Gorishovë të Fierit ku jep mësim prej 7 vitesh. Ambientet e saj, i ka kthyer në një ekspozitë të vërtetë.

Çdonjëra nga 36 muralet që ka realizuar në muret e shkollës, thotë se ka një kuptim të veçantë.

“Përveç pasionit që kam për muzikën kam edhe për pikturën. Po të shohim gjithë shkollën, kam bërë disa murale. Këtu jemi tek klasa e baletit. Kam sjell balerinat. Po të shikosh, çdo murale ka tematikën e mësimdhënies”.- u shpreh ajo.

Mësuese Rajmonda nuk ndalet së punuari edhe pse vetëm pas pak ditësh, del në pension.

“Jam shumë e lumtur. Jam në prag pensioni por do të vazhdoj. Nuk kam reshtur dhe nuk do resht së punuar. Pasioni më bën që të ec përpara”.- tha mësuesja.

Pasioni për pikturë i është kthyer edhe në një burim të ardhurash. Prej më shumë se një viti merr porosi edhe nëpërmjet faqes së saj në internet por edhe kërkesa për murale.

Puna e saj vlerësohet edhe nga kolegë e nxënës, të cilët tashmë e cilësojnë “Mësuesja që qëndis shkollat”.

“Vetë muret e kësaj shkolle flasin për një dorë pasiononte. Kudo që të shkosh në shkollë shikon këto murale kaq të bukura.”, tha një kolege.

“E vlerësoj për çdo kontribut që ka dhënë në shkollë. Falë përkushtimit të saj dhe investimit, ka realizuar një buqetë krijimtarie në shkollën tonë. Ka marrë nofkën mësuesja që qëndis shkollat. Shkollën jo vetëm e ka qëndisur por e ka lartësuar. Është investimi i saj. Ajo ka lënë nga vetja e saj për ti lënë këtë pasuri të çmuar shkollës tonë.”. “Ka punuar me mund për ta kthyer shkollën në një dimension tjetër”, tregoi një nxënëse.  “Pikturat e realizuar japin mesazhe edukative. Do të veçoja simbolin e paqes, himnin kombëtar por edhe peizazhe të trojeve shqiptare. Ajo ka lënë një buqetë krijimtarie që janë pasuri për ne dhe brezin që do të vijë”, tha një nxënëse.

Rajmonda ka çelur edhe katër ekspozita, një prej të cilave për komunitetin e Arbëreshëve në Itali.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 27/11/2022 16:26

    Qenka iinteresant si rast. Bejani nje reportazh se e meritoka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot