369 të vaksinuar kundër COVID në 6 ditë! Rama publikon video-rrëfimet: Do rrisim ritmin javë pas jave

Në 6 ditët e para të procesit të vaksinimit në vendin tonë janë vaksinuar 369 mjekë dhe infermierë në vijën e parë të betejës me COVID-19.

Procesi vijon edhe sot në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium dhe kryeministri Edi Rama teksa shkruan se 369 mjekë dhe infermierë janë më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, premton se do rrisin gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit.

"369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit", shkruan Rama.

Kryeministri ka publikuar një video në rrjete sociale me rrëfime të të vaksinuarve, të cilët shprehen se gjithçka ka shkuar mirë.

“Unë vij nga spitali infektiv punoj infermiere sot bërë vaksinën”.

“I ftoj të gjithë ta bëjnë vaksinën është mbrojtje sepse jemi në kontakt çdo ditë me persona të infelktuar”.

“Pasi bëjmë vaksinimin jemi në zonën e pritjes ku shikojmë për efekte anësore dhe deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast”.

“Sapo aplikova vaksinën ndjehem shumë mirë”.

“Shpresojmë që çdo gjë të na vejë sa më mbarë”.

“Është një gjë shumë e mirë”.

“Ndihem shumë e lumtur dhe e çliruar, nuk e dinim që do të buzëqeshim direkt po ja që ndodhi”, thonë në rrëfimet e tyre të vaksinuarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku