27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, nga 804 testime të kryera në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë në konfirmuar 15 në Tiranë, 3 në Gramsh, 2 në Fier, Delvinë, Gjirokastër, 1 në Kukës, Lushnje, Berat. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2; një qytetar 82 vjeç nga Tirana.
Në të gjithë vendin janë 504 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,463 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika (28 Mars 2022)
Raste të reja ditore 27
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 14
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 804
Testime totale 1,774,441
Raste pozitive 273,459
Raste të shëruara 269,463
Raste Aktive 504
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 256
Vlorë 68
Fier 51
Gjirokastër 37
Berat 20
Elbasan 19
Shkodër 15
Kukës 12
Durrës 10
Korçë 8
Dibër 6
Lezhë 2