Bien shifrat e personave të infektuar, sot 38 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë

Bien shifrat e personave të infektuar, sot 38 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë

Spitali infektiv

Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste të reja nga 1762 testimeve të kryera.

Ndërkohë betejën me virusin nuk e kanë fituar 2 qytetarë. Ministria njofton se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Statistika (03 Maj 2021)

Raste të reja ditore        38

Të shëruar në 24 orë      872

Të shtruar në spitale      123

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                1,762

Testime totale             641,968

Raste pozitive             131,276

Raste të shëruara       111,792

Raste Aktive                 17,085

Humbje jete                  2,399

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14308

Fier        849

Shkodër               399

Durrës  249

Korçë    274

Gjirokastër         255

Vlorë    243

Elbasan                 131

Kukës                    103

Dibër     101

Berat    93  

Lezhë   80

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë