Ervis Bregu, 38-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit, ka mbërritur me helikopter në Tiranë për trajtim më të avancuar mjekësor.
Pamjet nga heliporti tregojnë momentin kur ekipi mjekësor e zbret nga helikopteri me barrelë. Bregu duket i fashuar në disa pjesë të trupit ndërsa transportohet drejt ambienteve të Traumës.
Burime nga spitali i Traumës për Report TV, thonë se ai ka marr plagë në gjymtyrë, kryesishtë te krahët dhe në bark, ç’ka e rëndon më shumë gjendjen e tij. 38-vjeçari po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërkohë që të njëjtat burime thonë se pritet të mbërrijë tek Trauma me autoambulancë edhe 50 vjeçari, Mustafa Koçi, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga lënda plasëse.
Lajmi kryesor:
Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse! 38 vjeçari në gjendje të rëndë, mbërrin me helikopter te Trauma










