Mes peshkatarëve Rama gjeti edhe një demokrat, me të cilin bëri batuta. "Hë mban mend si te kam gjet apo jo? Dy gishtat të kishin ngel, se ishe zhyt komplet, tani dole nga uji, tani puna është të thahesh edhe…", iu drejtua Rama peshkatarit, ndërsa ky i fundit iu përgjigj: "Ma more bastin".
Por kreu i qeverisë nuk u ndal me kaq, teksa iu referua protestës së paralajmëruar nga opozita ditën e shtunë. "Kjo i la mbrapa demokratët se mateshin me Gjermaninë, ia thashë, e kanë gjet, demokratët që janë punëtorë e kanë zgjidh, punët ia zgjidhim ne, shpirtin demokratik e tregojnë me protesta kundër nesh në kohën e lirë, hajde te kryeministria atje poshtë të paktën të kem ty atje"- iu drejtua Rama peshkatarit me bindje të djathta.
Rama ka bërë edhe një udhëtim në det të hapur me një anije peshkimi. As këtu nuk kanë munguar batutat e kreut të qeverisë me peshkatarët teksa mori drejtimin e timonit të peshkarexhës: "Hë nga ta çoj, majtas, apo djathtas…?"
Nga ky takim në portin e peshkimit në Durrës, kreu i qeverisë premtoi gjithashtu edhe transformimin e Portit të Shëngjinit. "Porti i Shëngjini sot mbyllet me dryn, gjithë ai port ka një dryn, t'i japim autonomisë zonës së peshkimit që të mos rrinë të merrn kush erdhi drejtor, ç'a flamuri ka drejtori".
Postimi i Ramës në Facebook:
Në Portin e peshkimit në Durrësit - Me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha, Vlora, për kthimin përfundimtar të këtij porti nga një hapësirë kaotike jahtesh e varkash lloj-lloj, në një port të mirëfilltë për peshkatarët🐠
Në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit👍
Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port, e cila u projektua dhe ndërtua se prapthi në të shkuarën e është jashtë funksionit; do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit🐟
Në katër vite do të ndërtohen markatat moderne të peshkut në Shëngjin, Vlorë e Sarandë dhe objektivi i qeverisë është: DYFISHIMI I VLERËS SË EKSPORTEVE nga 85 sot në 150 milionë EU në vitin 2021.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










