Një ditë më parë tetë mjekë të Urgjencës së QSUT përmes një letre në formën e një peticioni kërkuan përmirësimin e kushteve të punës ose në të kundërt paralajmëronin dorëheqje. Teksa vijon ende dialogu mes mjekëve dhe drejtorisë së QSUT-së,  në urgjencën e Tiranës situata paraqitet e rënduar mes fluksit të pacientëve dhe numrit të pakët të mjekëve në shërbim.

Në këto pamje të siguruara nga Report Tv brenda ambienteve të urgjencës duket qartë mbingarkesa me pacientë dhe mungesa e vendeve në pavion për të sëmurët. Ndërkohë të afërmit e pacientëve shprehen se presin edhe disa ditë me radhë për marrjen e shërbimit.

Mjekët dhe infermierët nuk e përballojnë dot fluksin. Vetëm mbrëmë kanë ardhur mbi 100 urgjenca nga rrethet. Ata nuk janë mjekë po janë heronj, por nuk kanë kushte”. Ndërsa një tjetër shprehet se “Kemi dy ditë që kemi shtruar mamin te urgjenca, po presim ta kalojmë te 5-sa, por edhe këta nuk kanë se çfarë të bëjnë, pasi kanë fluks të madh”.

Burime në Qendrës Spitalore Nënë Tereza pohojnë për Report Tv se numri i pacientëve që i drejtohen QSUT-së është rreth 200 pacientë në ditë. Ndërkohë menaxhimi i fluksit përfshin 3- 4 mjekë për turn dhe ndihmën e specializantëve. Mjekët në letrën që dje i drejtuan Rama, Metës, ministres së Shëndetësisë dhe QSUT shpreheshin se nuk kanë kushte pune dhe kanë mbingarkesë me të sëmurë të shtruar në spital.

dy.b/shqiptarja.com