'260 mijë vende pune', Tabaku:
Propagandë në kohë përmbytjesh

'260 mijë vende pune', Tabaku:<br />Propagandë në kohë përmbytjesh<br>

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së Ramës për shifrat e bazuara në Institutin e Statistikave për 260 000 vende të reja pune, ajo ka thënë se Rama po bën propagandë në kohë përmbytjesh, këto vende pune do hapeshin vetëm nëse qeveria nuk do të paguante 350 milion euro për 30fabrika për djegien e plehrave.

Deklarata e plotë:

Të dhënat e qeverisë për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh.Nuk është e vërtetë që në mandatin  e parë qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende të reja pune.

Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve në 4 vjet, është rreth 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10-ta e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe që ka përqëndruar paranë në disa duar.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka vetëm dy tregues me rritje të fortë: taksat për 90 përqind të shqiptarëve dhe ekonomia informale, ku qarkullon paraja e zezë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.

Gjatë këtyre 5 vjetëve në çdo buxhet që kjo qeveri solli, pati rritje taksash për bizneset e mëdha e të vogla, për qytetarët, për pensionistët. Sot ne paguajmë 1,5 mld euro taksa më shumë se 5 vjet më parë.

Çdo ditë mbyllen 40 biznese nga pamundësia për të mbijetuar në një treg të pabarabartë.

Sot ekonomia më e madhe infomale është ajo e drogës, kështu që është e kotë që Ahmetaj të ulet me bizneset për të diskutuar se si mund të ulet informaliteti. Sot 1,2 miliardë euro vijnë vetëm si rezultat i drogës.

Sot rritja ekonomike në Shqipëri është në pikëpyetje sepse vjen e gjitha prej sektorit të ndërtimit, kur Banka e Shqipërisë thotë se nuk dihet me çfarë burimesh financohet.

Sot ne përballemi me një fakt të pamohueshëm atë të 300 mijë shqiptarëve të larguar nga Shqipëria. Përballemi me një informalitet në rritje ku sipas Bankës Botërore 60% e të punësuarve janë informalë.

Vendet e punës do të ishin rritur vërtet me 260 mijë dhe më shumë, nëse Edi Rama dhe Arben Ahmetaj nuk do të paguanin 350 milionë euro për ndërtimin e 3 fabrikave të tyre për djegien e plehrave.​

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore