Ermira Mehmeti largohet përfundimisht nga politika. Mehmeti është larguar nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Mësohet së Ermira Mehmeti do të ëmërohet notere në rajonin e qytetit të Shkupit. Vendimi do të merret nga ministri i Drejtësisë, Valdet Xhaferi i cili do ta nënshkruajë vendimin që deputetja aktuale, Ermira Mehmeti të marrë vendimin për notere dhe të hapë zyrën e saj në Shkup.

Ermira Mehmeti është e njohur në opinionin publik që nga viti 2002. Mehmeti ka punuar për një kohë të gjatë si këshilltare e liderit partiak Ali Ahmeti dhe e ish-zëvendëskryeministrit Musa Xhaferi.

Mehmeti para disa kohësh u përfshi në një skandal përgjimi, ku u bë publike biseda e saj erotike me ish-zv/ kryeministrin Musa Xhaferi.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)