''Manjani'', LSI: Kishte 2 rrugë, të
shkarkohej Rama ose ministri

''Manjani'', LSI: Kishte 2 rrugë, të<br />shkarkohej Rama ose ministri
TIRANË-Pas shkarkimit nga detyra e Ylli Manjanit, kryetari i ri i zgjedhur i grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Sipas tij, me shkarkimin e Manjanit, u shpëtua qeveria.
 
Luan Rama ka deklaruar se kishte vetëm dy rrugë, ose shkarkimin e ministrit ose atë të kryeministrit.

“Kishte vetëm dy rrugë, ose të shkarkohej kryeministri, ose ministrin. Pranuam një zgjidhje dhe LSI është e vendosur të bashkëpunojë me seriozitet dhe partneritet për të krijuar klimë, bashkëpunim dhe besimi. LSI do vazhdojë të kontribuojë me seriozitet për të normalizuar edhe raportet me qeverinë. Vendi ka nevojë për demokraci.’,-u shpreh Luan Rama.
 
Rama, u shpreh gjithashtu se në këto momente është e rëndësishme të vijohet mirëqeverisja.
 
Ministri Manjani u shkarkua këtë të hënë nga kryeministri Rama, dhe u propozua për emërim në vend të tij Petrit Vasili.
 
Manjani në një deklaratë të tij për shtyp menjëherë pas shkakimit u shpreh se, largimi nga detyra i kishte ardhur pasi kritikave të vazhdueshme që ai kishte bërë për kanabisin. 

Fjala e plotë e Luan Ramës: 

Si ju duket marrja e një posti të tillë dhe çfarë komenti për shkarkimin e Manjani?
Nuk kam asnjë koment për të bërë, vetëm më lejoni të shpjegoj që është e vërtetë që në raportet e bashkëpunimit dhe të komunikimit midis Kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë ka ekzistuar një situatë problematike, e cila për fat të keq është agravuar ditë pas dite derisa mbërritëm një zgjidhje që kishte vetëm dy rrugëkalime.
 Njëri ishte të shkarkonim Kryeministrin ose të shkarkohej ministri. Pranuam zgjedhjen dhe zgjidhjen e Kryeministrit për të dëshmuar edhe një herë tjetër që Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të bashkëpunojë me shumë seriozitet dhe në partneritet të plotë për të krijuar klimë bashkëpunimi, bashkëqeverisje dhe mirëkuptimi për ecurinë e mëtejshme të reformave të integrimit evropian të vendit.

A do të ketë largime të tjera Rama?
LSI-ja do të vazhdojë të kontribuojë me shumë seriozitet dhe me shumë përkushtim për të normalizuar edhe raporte të kësaj natyre dhe për të bërë funksionale gjithnjë e më mirë në të mirë të qytetarëve qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për qeverisje rezultative, për qeverisje demokratike dhe për qeverisje që sjell produkt.
 
Vendin e Manjani e ka zënë në z. Vasili, i cili ka qenë po aq kritik ndaj policisë...

Nuk ka lidhje fare kritika, sepse kritika është një forcë zhvillimi. E rëndësishme është që qeverisja të shkojë më tej dhe të gjejmë atë çfarë është e përbashkët në funksion të mirëqeverisjes.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu