''Muri'', Presidenti i Meksikës refuzon
ta paguajë, Trump: Mos eja në SHBA!

''Muri'', Presidenti i Meksikës refuzon<br />ta paguajë, Trump: Mos eja në SHBA!
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka urdhëruar ditën e djeshme ngritjen e një muri me Meksikën, ku ka shtuar se ky mur do të paguhet nga Meksika.

Por pas deklaratës së tij e cila nuk është e papritur, ka reaguar presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, i cili është shprehur se nuk do të paguajë për ndërtimin e këtij muri.
 
“Ne nuk besojmë në mure. E kam thënë më parë dhe ja po e them edhe njëherë, Meksika nuk ka për të paguar për ndërtimin e murit”,-është shprehur Nieto.
 
Por pas kësaj deklarate të presidentit meksikan nuk ka vonuar përgjigja e Donald Trump ku i është drejtuar presidentit Nieto duke i anuluar takimin e planifikuar më 31 janar. 
 
''60 miliardë dollarë me Meksikën. Ka qenë një marrëveshje me përfitim të njëanshëm që prej nisjes së NAFTA-s, dhe kemi humbur shumë vende pune. Nëse Meksika nuk dëshiron të paguajë për murin, atëherë do të ishte mirë që presidenti Neto të anulojë takimin e ardhshëm në Uashington”, tha Trump.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi