Siria për përjeton ngjarjet më makabre të historisë botërore. Fëmijë të mbytur në Detin Mesdhe, fëmijë të vrarë nën rrënoja nga bombardimet dhe ‘fëmijë bombë’.  Rasti i fundit vjen përmes kësaj video, ku prindi vret fëmijën me dorën e tij për xhihad.

Ky është moment kur prindërit u japin puthjen e lamtumirës vajzave të tyre 7 dhe 9 vjeç pak para se njëra prej tyre të nisej në një stacion policie në Damask dhe të shpërthente si një bombë.

Babai i puth vajzat, ndërsa më e vogla e tyre pak minuta më pas do të kryente një masakër duke vrarë veten me eksploziv.

Me muzikë në sfond, të ulur mbi një flamur zi e bardhë, ekstremisti mban vajzat për krahu u flet në gjuhën fetare.

[gallery]20228[/gallery]

Në fund të dyja vajzat e mbyllin me një ‘Allahu Akbar”. Më pas heqin burkat, veshin xhupa e kapucë dhe takojnë nënën e veshur kokë e këmbë me të zeza.
Bëhet fjalë për datën 16 Dhjetor, kur një vajzë e vogël qetësisht iu afrua stacionit të policisë në Damask dhe shpërtheu veten ne erë.

Nuk dihet se kush e urdhëroi sulmin por mediat lokale thanë se babai i saj ishte anëtar i Jabhat Fateh al-Sham, të njohur ndryshe si grupim i al-Qaeda të lidhur me Al-Nusra Front.

Një burim nga policia tha se, vajza hyri e përhumbur në stacion dhe kërkoi të përdorte banjën. Ky ishte moment kur stacioni i policisë u hodh në erë.
Nga shpërthimi mbetën të plagosur 3 policë ndërsa dëmet materiale ishin të shumta.