'​Harvey' merr përmasa historike 
së paku 9 persona të vdeku

'​Harvey' merr përmasa historike <br />së paku 9 persona të vdeku
Përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Texas pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim, teksa niveli i ujit është gjithnjë në rritje pas një stuhie të përmasave historike.

Një rekord prej 75 cm shi ka mbuluar tashmë qytetin e Houston pas stuhisë Harvey, duke i kthyer rrugët në lumenj.

Meteorologët thonë se reshjet totale mund të dyfishohen më vonë gjatë javës. Më shumë se 3,000 persona brenda dhe përqark Hjustonit kanë mundur të shpëtohen nga përmbytjet, ndërkohë që të paktën 9 persona raportohet të kenë humbur jetën në incidente të lidhura me stuhinë.

Guvernatori i Texas, Greg Abbott, ka aktivizuar mbarë Rojën Kombëtare të Teksasit, rreth 12,000 ushtarë civilë të cilët po ndihmojnë forcat kombëtare në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Zyrtarët presin që rreth 500,000 persona të prekur nga stuhia të kërkojnë asistencë në Texas dhe 30,000 persona do të vendosen në streha emergjente.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi se të mërkurën dhe të enjten priten edhe përmbytjet më të mëdha, edhe pse ka ende paqartësi për rrugën ku do të kalojë stuhia.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin