'Ahmetaj- Rroshi', PD: Dëshmi
që Rama nuk ndahet nga krimi

'Ahmetaj- Rroshi', PD: Dëshmi<br />që Rama nuk ndahet nga krimi
Kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ka dalë në një konferencë për shtyp në qendër të së cilës ka qenë dalja publike e ministrit të financave Arben Ahmetaj ish- kreun e Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshin.

Ai ka akuzuar kreun e qeverisë se nuk po zbaton ligjin e dekriminalizimit. Sipas tij Rama po del kundër qytetarëve, kundër institucioneve, kundër kërkesës së Europës.
 
“Edi Rama ka vendosur të mos zbatojë dekriminalizimin, të mos zbatojë vendimin e prokurorisë, të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, madje as vendimin e qeverisë së tij, për largimin e Elvis Rroshit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kavajës”, u shpreh Paloka.
 
Gjithashtu Paloka në konferencën për shtyp nga selia blu ka vijuar akuzat kundrejt kryeministrit Rama duke deklaruar se ai e ka të pamundur ndarjen nga krimi, droga dhe se kjo është arsyeja kryesore që sipas tij nuk e do  votimin dhe numërimin elektronik.
 
“Kjo është një tjetër dëshmi se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi. Nuk ndahet dot nga
trafikantët dhe droga. Prandaj nuk e do votimin dhe numërimin elektronik. Sepse kështu nuk e ndihmon dot, as ai krimin, as krimi atë. Zgjedhjet e lira janë fundi i krimit në politikë”,
ka deklaruar Paloka.
 
Për këtë arsye kreu i grupit parlamentar Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së PD më 18 shkurt për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe sipas tij për të ndarë qeverinë nga krimi. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS