39 aktivistë të KVV do  vëzhgojnë
zgjedhjet lokale të djelën në Ukrainë

39 aktivistë të KVV do  vëzhgojnë<br />zgjedhjet lokale të djelën në Ukrainë
Zgjedhjet Lokale në Ukrainë që mbahen të djelën e 25 tetorit do të  vëzhgohen edhe nga Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit i Rrjetit Europian të Organizatave Vëzhguese të Zgjedhjeve (ENEMO). Pjesë e këtij misioni janë dy organizatat shqiptare KRIIK Albania dhe Shoqata për Kulturë Demokratike, të cilat janë gjithashtu dy prej organizatave drejtuese të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore (KVV).

 Zgjedhjet Lokale të 25 Tetorit 2015 përmbyllin mandatin 5-vjeçar të të zgjedhurve lokale në zgjedhjet e Tetorit 2010, ndërkohë që pasojnë Zgjedhjet e Pjesëshme Lokale të zhvilluar në Maj 2014.
 
Këto zgjedhje po zhvillohen me një kuadër ligjor të ndryshuar në korrik 2015, të cilat duket se do të rrisin më tej përfaqësimin si dhe rolin e partive politike. Kuadri ligjor përcakton një strukturë komplekse të bazuar në tre sisteme elektorale, përmes të cilave do të bëhet edhe zgjedhja e Qeveritarëve të rinj Lokalë në pjesën më të madhe të Ukrainës, përjashtuar rajonin e Luganskut dhe Donjeckut.
 
Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit i ENEMO-s është në mbështetje të mbarëvajtjes së këtij procesi zgjedhor dhe në ndihmë të përmbushjes së vullnetit të lirë të qytetarëve të Ukrainës, për zhvillimin e një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm duke e konsideruar këtë proces një hap tjetër të rëndësishëm për zhvillimin demokratik të Ukrainës.
 
Zgjedhjet Lokale të së dielës do të jenë nën vëzhgimin e 1554 vëzhguesve ndërkombëtarë, të akredituar prej 14 shteteve të huaja dhe prej 14 organizatave ndërkombëtare, në veçanti prej ODIHR, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Asamblesë Parlamentare të NATO-s si dhe prej Misionit të ENEMO-s.
 
Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit i ENEMO-s e nisi punën e tij që me 1 Tetor 2015, duke angazhuar një Ekip Drejtues prej 8 personash, 50 vëzhgues afatgjatë si dhe më shumë se 300 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të monitorojnë tërë procesin në të dy raundet: raundin e parë të 25 Tetorit si dhe raundin e dytë që do të zhvillohet brenda 15 Nëntorit 2015.
 
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, nëpërmjet KRIIK dhe SHKD ka angazhuar në këtë Mision 6 vëzhgues afatgjatë si dhe 32 vëzhgues afatshkurtër, si dhe përfaqësohet për herë të parë në Ekipin Drejtues të tij me Zv/Shefin e Misionit z. Dritan Taulla zv/President i KRIIK Albania-s.
 
Sipas kreut të Misionit z. Zlatko Vujovic, ky Mision jo vetëm do të vëzhgojë procesin zgjedhor, por do t’i kushtojë vëmendje edhe përgatitjes së rekomandimeve për përmirësimin e ligjit elektoral. 
 
Misioni i Vëzhgimit Ndërkombëtar të ENEMO për Zgjedhjet Lokale 2015 në Ukrainë, bëhet i mundur nga mbështetja financiare e Bashkimit Europian. 

Redaskia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit