'Arena Kombëtare',Duka:Do insistojmë
të sjellim Superkupen e Europës 2019

'Arena Kombëtare',Duka:Do insistojmë<br />të sjellim Superkupen e Europës 2019
Sot kreu i FSHF-së, Armand Duka së bashku me arkitektin e projektit stadiumit “Arena Kombëtare”, Marco Casamonti kanë parë nga afër punimet që po zhvillohen.
 
Ka qenë vetë arkitekt Casamonti që bëri një rezyme të plotë sqaruese presidentit Duka mbi ecurinë paralel të punimeve në çdo sektor. Volumi i punimeve po shkon drejt gjysmës së rrugës teksa mbi 30 inxhiniere të firmës kontraktuese janë në terren çdo ditë.
 
Presidenti Armand Duka vlerësoi para mediave punën e deritanishme në këtë kantier duke besuar plotësisht shumë që në fund do të dalë një impiant ekselent dhe një objekt multifunksional.
 
Vizita u përqendrua në shumë pika të objektit ku arkitekt Casamonti vlerësoi faktin që është bërë një punë shumë cilësore dhe me standarde tërësisht të larta.
 
Me këtë projekt të këtij stadiumi presidenti i FSHF theksoi se Shqipëria do të përpiqet të bindë Komitetin përkatës në UEFA për ti besuar finalen e Superkupes së Europes në vitin 2019.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Sherr mes të miturve në shkollën ‘Jashar Hoxha’ në Paskuqan, 15-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin

Sherr mes të miturve në shkollën ‘Jashar Hoxha’ në Paskuqan, 15-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin