Në vijim të debatit për skemën e re të ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama bëri një ofertë konkrete për të gjithë ata që janë në gjendje për të punuar.
/Shqiptarja.com
Nga foltorja e Kuvendit gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita, Rama tha se qeveria do paguajë me 55 mijë lekë të vjetra në muaj çdo qytetar i cili del vullnetarisht nga skema e ndihmës ekonomike si dhe do t’i ofrohet edhe një kurs trajnimi profesional.
“Sot japim 55 mijë lekë në muaj për këdo që del nga ndihma ekonomike, për këdo që nuk plotëson kriteret dhe është i gatshëm të marrë një kurs trajnimi profesional”, u shpreh Rama.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












