'Balena Blu' arrestohet në Moskë  
një nga adminstratorët e lojës

Administratori i lojës së cmendur e njohur si “Balena Blu” është arrestuar në Moskë.

Ai dyshohet e ka futur në kurth më shumë se 30 vajza adoleshente.

Ilya Sidorov 26 vjec ka rrëfyer  se ka krijuar një lojë në mediat sociale cka i con të rinjtë drejt akteve ekstreme deri në vetëvrasje.

Kujtojmë se në Rusi janë shënuar rreth 157 viktima nga kjo lojë.

Policia mori në pyetje Sidorov sa Iipërket rastit të një vajze 13-vjecare e cila ishte gati të hidhej para një treni pasagjerësh. 26 vjecari  pranoi se ka administruar sfidën e Balenës Blu.

Por Sidorov nuk  është i vetmi  administrator i kësaj loje që është arrestuar edhe një 21 vjecar tjetër është ndaluar në Ruszi.

Por loja vdekjeprurëse nuk po njeh më kufinj pasi ka marrë një shpërndarje në shumë prej vendeve të botës ndërsa rastet e adoleshentëve që kanë rënë pre e lojës janë shtuar në shumë shtete.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në mënyrë kolektive dhe të ‘detyruar’…

Kreshnik Spahiu: Unë isha atje, kur votuan 500 emigrantë të dehur, në mënyrë kolektive dhe të ‘detyruar’…