Presidenti Bujar Nishani refuzon kërkesën e Kryeministrisë që Niko Peleshi të zëvendësojë Ramën nesër në mbledhjen e Sigurisë Kombëtare që do të zhvillohet pas kërkesës së Metës për të analizuar veprimet dhe mos veprimet që kanë sjellë mos arrestimin e Balilit.
Kërkesës së Kryeministrisë, Presidenti Nishani i është përgjigjur duke deklaruar se është shumë e nevojshme, që Rama të jetë vetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë të thirrur për kultivimin, kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm.
Nesër në orën 12:00 është parashikuar që të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar, ndërkohë që Rama ndodhet në një vizitë dy ditore në Kosovë dhe nuk do të marrë pjesë.

Letra e Presidentit

(Autorizimi i Kryeministrit)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com