Report Tv ka siguruar fotot e anëtarëve të këtij grupi nisur nga tre të dyshuarit si financues të tij deri tek transportuesit e drogës.
Janë këta tre persona që sipas akuzës qëndrojnë në krye të trafikut me financimet e tyre e përkatësisht Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri, Nuredin Nazëraj.
(Jurgen Molla, biznesmen i ndërtimit)
Jurgen Molla është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Ka pasur në përorim vazhdimisht mjete luksoze si automjetet tip foristradë “Porch Cayen”, tip “Audi A6”, BME X6 etj. Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorrike gjatë viteve të embargos së naftës ndaj ish Federatës Jugosllave në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Pas vitit 2002, Jurgen Molla, kanë marrë ekskluzivitetin e tregtimit të Coca-Colës dhe birrës “Tirana” për rrethin e Lezhës, magazinat e të cilave i kanë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”.
Rreth vitit 2009 kanë filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës. Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit. Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milion euro.
(I arrestuari Anest Koromani, investitor)
Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma Molla Sh.p.k
(Shyqyri Kotorri, pronar i firmës së ndërtimit Kotorri shpk)
Shyqyri Kotorri është vëllai i Hikmet Kotorrit i vrarë në vitin 2013. Kanë firmë ndërtimi Kotorri-SL shpk dhe Hapësira X. Kotorri ka qënë në kërkim nga drejtësia greke për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar. Kanë investuar në ndërtim mbi 6 milion euro, kryesisht pallate të ndërtuara në rrugën e Elbasanit. Ka dyshime se po ndërton edhe në zonën e Freskut. Lekët dyshohet se i kanë përfituar kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike.
(Pallatet e Kotorrit në zonën e Freskut, Tiranë)
(Pronar i Hotel "Delfini", Vlorë)
Nuredin Nazëraj është i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ka qënë dhe më parë i arrestuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Në vitin 2014 djali i tij ka kryer një vrasje në Vlorë për motive të dobëta. Është pronar i Hotel Delfini në Vlorë.