'Bankers', Braçe: Transparencë
ngjarja s'mbyllet këtu, duhet hetim

'Bankers', Braçe: Transparencë<br />ngjarja s'mbyllet këtu, duhet hetim
TIRANE - Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe njëherësh deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka kërkuar që “Bankers Petroleum” të bëjë transparente operacionet hidrokarbure pas ngjarjes së sotme ku dy puse nafte shpërthyen në Marinza-Patos duke rrezikuar jetën e banorëve përreth.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se kompania “Bankers” nuk ka bërë transparencë në lidhje me teknologjinë, mjetet apo edhe planin që përdor në këto operacione.

Në këtë kuadër Braçe theksoi se kjo ngjarje nuk mund të mbyllet me kaq, por duhet një hetim i gjithë strukturave të shtetit për të zbardhur këtë ngjarje.

Më poshtë postimi i plotë në rrjetet sociale i Erjon Braçes:

Jo mor jo!! BANKERS PETROLEUM NUK THOTE TE VERTETEN!! BANKERS PETROLEUM NUK ESHTE TRANSPARENTE!! Per gjithcka!! Vecanerisht per operacionet hidrokarbure, Bankers nuk eshte transparente; Nuk jane transparent per planin e ketyre operacioneve, Nuk jane transparent per teknologjine qe perdorin ne keto operacione, Nuk jane transparent per mjetet e lendet qe perdorin ne keto operacione, Nuk jane transparent per pasojat per ambientin dhe banoret si rrjedhoje e kryerjes se ketyre operacioneve. NDAJ NGJARJA NUK MUND TE MBYLLET KAQ THJESHTE E KAQ SHPEJTE!! Ngjarja e sotme eshte e se njejtes natyre me mikroszmat qe kane torturuar gjate kater vitet e fundit banoret e asaj zone!! Por nese mikrosizmat ndiheshin,  kjo e sotmja u pa dhe frika prej ketyre operacioneve te Bankers eshte evidente!! DUHET HETIM DHE JO SI HETIMI JO SERIOZ E KLIENTELIST I MIKROSIZMAVE!! AKBN, Albpetrol, ERE, institutet e ish institutet, Universiteti duhet te bashkohen e te perfshihen ne nje hetim serioz per operacionet e Bankers!! ME NE FUND, ME NE FUND!! BOLL U BE SIKUR SE SHOHIM!! Edhe nje gje; Jam neveritur pa fund sot nga mentaliteti i pronarit te gjithpushtetshem e poshterues shfaqur ne cdo dalje publike te zyrtareve te Bankers apo te deklaratave publike te kesaj kompanie. PER SIGURINE E BANOREVE NUK MUND TE MENDOSH KUR SHPERTHEN PUSI NGA OPERACIONI QE KE NDERMARRE, POR CDO DITE, PER TE MOS I MARRE JETE, PRONEN, PUNEN E GJITHCKA KANE NGRITUR ME MUND E DJERSE!! U vonova ti shkruaj keto sepse kam qene deputeti me i paragjykuar e me i sulmuari ne keto 4 vite nga njerez brenda e rreth e qark Bankers, nga ketu deri ne Kanada. Por po ua perseris; Transparenca mungon thelle edhe per shpenzimet, edhe per te ardhurat, nderkohe qe per fitimet dhe tatimet mbi to eshte e qarte; ZERO LEKE PREJ VITESH!! KJO ESHTE TJETER CESHTJE DHE SHUME E RENDESISHME MADJE!! EDHE KJO KERKON HETIM, NDERKOMBETAR PO TE DUHET!!

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve