Platforma e bashkëqeverisjes u ka dhënë zgjidhje ankesave të një numri të madh qytetarësh, vetëm pak muaj pas ngritjes së këtij mekanizmi.

Eridana Cano, Drejtore e Përgjithshme e Agjencise per Dialog dhe Bashkeqeverisje, e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se çdo ankesë e qytetarëve shqyrtohet brenda 10 ditëve.

"Çdo ankesë duhet të shqyrtohet brenda 10 ditëve. Shumë probleme dhe shqetësime të qytetarëve janë zgjidhur përmes platformës së bashkëqeverisjes", u shpreh Cano duke kujtuar se "qytetarët mund të regjistrohen fare lehtë përmes portalit E-Albania dhe më pas mund të ngrejë shqetësimet apo problemet e tyre".

"Kjo platformë është në kohë reale, ndërveprimi është edhe më i lehtë. Tani nuk ka më që qytetarët të humbasin kohë dhe energji duke shkuar nëpër zyra".

Intervista e plotë:

Si po funksionon platforma bashkë qeverisëse me qytetarët?
Po funksionon goxha mirë deri tani, jemi shumë të kënaqur për rezultatet e arritura duhet të përdoret nga qytetarët. Deri tani kemi 2100 ankesa nga qytetarët të cilat janë paraqitur në platformë dhe janë zgjidhur rreth 1800, puna vazhdon sepse platforma ka një afat kohor. Duhen 10 ditë pune për ta zgjidhur një problem sepse të gjitha problemet i parashtrohen kabinetit të ministrisë më pas marrin një përgjigje.

Cili është mekanizmi i kësaj platforme? Sepse duket sikur është një platformë që po përdoret politikisht. Çfarë mekanizmi do përdoret nga qytetarët që duan të bëjnë një ankesë ?

Platforma e bashkëqeverisjes nuk është vetëm për ankesa por ka nisma më shumë se kaq siç është “Nisma ime”, Fjala ime”, “shkolla ime” etj. Gjithsesi ndonjëherë fiksohet në kokën e qytetarëve që ankesa është ajo më e rëndësishmja, shumica kanë probleme me institucionet qeveritare. Është një platformë ndërveprimi shumë qytetare ku qytetari mund të kontaktoj menjëherë.

Mënyra se si funksionon është se të gjithë qytetarët duhet ta shkarkojnë aplikacionin dhe më pas të shprehin shqetësimet e tyre nëpërmjet e-albania, aty kanë të të gjitha të dhënat që duhet të mbushin si emër, mbiemër, email dhe numër celulari për tu kontaktuar sepse kështu është mënyra më e mirë për të kontaktuar. Në momentin që kërkon një nisëm, shpreh një problem, kërkon një interpelancë me ministrin dhe këto shqetësime përcillen në kohë reale.

Kordinatorët marrin shqetësimet nga qytetarët më pas i përcjellin tek kabineti i ministrit.

A kanë treguar interes qytetarët? A ka ndonjë lloj skepticizmi për platformën?
Interes ka, mjafton të bazohemi te të dhënat ku rezultojnë mbi 10 000 loug in në total, kjo tregon se qytetarët janë vërtet të interesuar, qytetarët kanë kuriozitet ta shikojnë se çfarë përmban, si funksionon, etj.

Kemi persona të rregjistruar në bazë të dokumentit të indetifikimit, sigurisht ka skepticizëm sepse ne jemi në fazën duke e promovuar platformën për qytetarët, kryeministri në të gjitha takimet që ka pasur e ka promovuar pasivisht madje edhe në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv foli rreth këtij projekti. Nuk do të doja që të kishte skepticizëm pa e provuar platformën, prandaj i ftoj të gjithë qytetarët ta shkarkojnë dhe të shprehin çdo problem që ata kanë, i siguroj që do të merret me prioritet.

Sa për transparencë, cilat janë tipologjitë që ankohen qytetarët në përgjithësi?
Më tepër qytetarët ankohen për problemet me pronën, çështje që drejtohen nga ALUZINI, Hipotekat dhe Agjensia e Pronave. Parashtrohen problematika si ajo e punësimit, në fakt ministria e Infrastukturës ka më shumë ankesa më pas vjen ajo e shëndetësisë.
Ka mbifaturime të energjisë elektrike që kanë ndodhur në vitin 2010.

Shpesh herë kemi dëgjuar nga qytetarët se nuk marrin një përgjigje kur bëjnë ankesa me letra. A është një lehtësim ankesa nëpërmjet portalit?
Për ankesat biznesi im kemi një afat 10 ditor që marri një përgjigje për zgjidhjen e problemit të tyre, për të gjitha rubrikat e tjera kemi një afat prej 20 ditësh. Nëse dikush bën një ankesë për problematike që ka në biznesin e tij koordinatorët maksimumi i kthejnë përgjigje brenda 10 ditëve me email, nuk përjashtohet mundësia që përgjigja të vonohet edhe më shumë, varet nga çështja që parashtrohet.

Mos të harrojmë se para pak kohësh kemi pasur edhe shkarkime të 10 punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë sepse nuk ishin përgjigjur ankesave të qytetarëve, u morën masa sepse ishte shkelje ligjore dhe u veprua.

Platforma a e shmang përballjen e zyrtarëve me qytetarët?
Platforma ofron ndërveprim në kohë reale sepse veprimi është më i lehtë nuk është se vjen një letër nga qytetarët dhe kërkohet kohë, durim nga qytetarët, kështu nëpërmjet emailit marri përgjigje. Nuk do të ketë një përballje direkte me qytetarët por koordinatorët skanojnë çdo ankesë e hedhin në platformë dhe më pas veprohet për të marrë një përgjigje konkrete.

Përse u pa i nevojshëm të aplikohet në vendin tonë platforma?
Ky është një model i erdhi pas eksperiencës 4 vjeçare ku dërgoheshin letra fizikisht, pati probleme në funksionim u pa e arsyeshme për të marrë një iniciativë të tillë e cila u shërben qytetarëve, përgjegjësinë e mbajnë ministrat e ministrive përkatëse ose eprorët e institucioneve të varësisë. Kemi shkurtuar burokracinë që ka sjellë probleme për kaq shumë vite.

Dje dëgjuam interpelancën e ministrit Gjiknuri me qytetarët?
Duhet të bëhet minimalisht një grup qytetarësh, si fillim duhet të regjistrohen, më pas kërkojnë te “Interpelanca ime”, aty mund të dërgohet një peticion elektronik, me një kërkesë të thjeshtë mund të thërrasin kryeministrin, ministrin, kryetarin e bashkisë. Me interpelancën e naftëtarëve është dhënë një përgjigje brenda 3 ditëve, pra në një kohë rekord.

Te platforma mund të shkruhet në mënyrë anonime? A ka filtra?
Në platformë nuk ka anonim, indetifikohen totalisht, sepse për ankesën që bën qytetari mban përgjegjësi të plotë, sigurisht nuk mund të kemi persona anonim sepse nuk mund të komunikosh kur s’ka të dhëna personale si email, numër telefoni.

Po në zona të thella që nuk ka internet?
I kemi marrë edhe këto masa, kordinatorët i marrin letrat dhe ju kthejmë përgjigje po në të njëjtën mënyrë.

Pse u arrit si model?
U arrit ku model sepse është shumë efikas pasi qytetari vihet në kontakt të drejtpërdrejtë.

Po për qytetarët që kanë ndonjë shqetësim?
Duhet bërë një grup qytetarësh që të kërkojnë çështjen për të cliën shqetësohen dhe të shkojnë në institucionin përkatës.

A mund të përdoret kjo platformë në mënyrë anonime dhe të abuzohet më të?
Anonim nuk ka, kjo platformë nuk mund të përdoret nga abuzues, ne kontaktojmë me qytetarin për çdo detaj por ne kemi edhe persona anonim që na japin ide.

A ka një staf të specializuar që merret më këtë platformë?
Po ka një staf të specializuar, kemi në disa ministri, gjithashtu kemi kordinatorë edhe në kryeministri, të cilët merren më çdo qytetar.

A është kjo një platformë jetëgjatë?
Patjetër që është jetëgjatë, në duam që qytetarët të jenë pranë nesh me këtë platformë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com