'Berisha' Balla: Ta çojmë prokurori
Rama: Lëre, mos e merr seriozisht

'Berisha' Balla: Ta çojmë prokurori<br />Rama: Lëre, mos e merr seriozisht
Ndërsa ish-kryeministri Berisha po fliste nga foltorja e Kuvendit duke akuzuar qeverinë, kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Balla po ndërhynin nga vendi. Më poshtë pjesë nga biseda pa mikrofona:

Rama: Pusho o Taulant. Është halli i këtyre, jo yni. Mos e merr seriozisht! Të kam thënë 100 herë.
Balla: Ta cojmë në Prokurori.
Rama: Ku çohet në prokurori ky mo burrë. Ky është për urgjencë, ti thua prokurori.

Deputeti i PS-së Taulant Balla deklaruar në foltoren e parlamentit se edhe Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e thirrur. Ai ka shtuar se, Berisha nuk ka thënë ansjë fjalë për Reformën në Drejtësi, sakohë që maxhoranca është e gatshme që ta votojë këtë reformë.

“Ka një grup parlamentar që ka anulluar mbledhjen. PD sapo kanë marrë një mesazh që mbledhja e programuar anulohet. Grupi i PS e ka mbledhjen të martën. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndryshimi të mbledhjes. Dil e thuaj “Më fal se gënjeva”. Së dyti, përsëri nuk the asnjë fjalë për Reformën në Drejtësi.Dil e thuaj “Do ta votoj Refprmën në Drejtësi”. Asnjë prej grupeve të PS dhe LSI skam ë nevojë për mbledhje,. Do ta votojmë Reformën, Por ju pse nuk e votoni.” tha Balla.

Sakaq, ai shtoi se, është e turpshme që akuzohet në kuvend një biznesmen, të cilit vajza e Sali berishës, Argita, i ka marrë para për konsulencë për disa vite.

“Është e trupshme historia e sulmeve personale ndaj biznesmenëve të caktuar. Jep një përgjigjie dhe shkojmë bashkë në prokurori e gjykatë. Besnik Sula, ka paguar 3 mijë euro muaj për muaj nga nëntori i 2015-2013 zyrën e konsulencës së vajzës tënde.Ky që ti i thua kriminel dhe që nuk paske denoncuar.Arsyeja pse e ke denoncuar është se në emrin e ortakëve të tij ti ke regjistruar 2 hidrocentrale, mund të jesh prishur në Pazar dhe kjo është çështje e tyre, por hiq dorë nga historia e sulmeve pafund.Ti je një gënjeshtar. Të vish në foltoren e Kuvendit dhe të përmendësh persdona që kanë pasur lidhje më fëmijët e tu kjo është shpërdorim detyre.” shtoi Balla.

Por, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se Berisha duhet të vijë dhe të dëshmojë në komisionin hetimor për aferën e CEZ.

“Si kryetar i komisionit hetimor të CEZ je i thirrur për të dhënë dëshmi e shpjegime për zbardhjen e një afere ku je personalisht i përfshirë në humbjen e 400 milion eurove” përfundoi Balla.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha i cili ka thënë se, Taulant Balla është një mashtrues ordiner, i cili është dënuar për shpifje disa herë.

“Mashtruesi që foli këtu, nga vajza e djali im është i dënuar nga gjykata si shpifës i pafytyrë të paktën 3 herë. Është mashtrues që përpiqet të mbulojë vjedhjet e mëdha që bën vetë, motra e tij, bashkëshortja e tij që ndërrojnë emrat e kompanive 3 herë në jave për të fituar tenderat. Është mashtrues denoncuar edhe dje. Ti nuk ke fytyrë. Vidh e vidh e shkon njëherë në dy ditë në kazino. Vajza ime nuk ka asnjë kontratë. Do ballafaqohesh sërish në gjykatë. Vajza ime s’ka marrë asnjë qindarkë nga kryemafiozi Besnik Sula” tha ai

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja