Kryeministri Nikolla Gruevski tani për tani nuk komenton por paralajmëron se së shpejti do të përgjigjet në detaje ndaj akuzave të Zoran Zaevit në opozitë. Kreu i qeverisë dhe VMRO DPMNE-së, shprehu qëndrimin e tij mbi bombat e Zaevit, por edhe për përgjegjësinë e mundshme pas pohimeve të përgjimit të bisedave.
"Në lidhje me këto çështje kisha një konferencë për shtyp, në të cilën paralajmërova për një periudhë në të cilën do të ketë gjëra të tilla. Kam pasur një takim më herët apo disa takime, 4 takime me z. Zoran Zaev ku ai më ka informuar se në bashkëpunim me shërbimet e huaja të inteligjencës siguroi materiale, ka marrë materialet të cilat synon t’i publikojë nëse nuk i mundësojmë krijimin e një qeverie teknike, diçka që unë nuk e pranova si kusht apo e refuzova. Dhe i kërkova çfarëdo që ka dhe dëshiron, le t’i publikojë lirisht. Pra, nga kjo pikëpamje nuk do të komentoja më shumë, por në periudhën në vijim do të dalë me komente më konkrete", deklaroi Nikolla Gruevski.
Përveç Kryeministrit, në pyetjet e gazetarëve sot u përgjigj edhe prokurori publik Marko Zvrlevski, i akuzuar një ditë më parë nga LSDM-ja për refuzimin e padisë penale kundër ministrit të financave Zoran Stavrevski, pas sugjerimit nga ministrja e brendshme Jankullovska. Prokurori publik tha sot se nuk do të komentonte pohimet e Social Demokratëve të opozitës, por mohoi se ka vepruar ndaj lëndës ku person i denoncuar ka qenë ministri Stavrevski.
“Unë si prokuror publik nuk kam vepruar në asnjë lëndë ku person i paditur ka qenë ministri i financave, z. Zoran Stavrevski. Prokurorët publikë që veprojnë ndaj padive janë absolutisht të pavarur në veprimin e tyre, dhe atyre iu intereson vetëm sasia dhe baza e dëshmive... baza e dyshimit e mbështetur në dëshmi dhe ky është Ligji. Prej meje askush nuk ka kërkuar të hedh poshtë ndonjë padi penale, e as unë kam kërkuar prej dikujt që ta bëjë këtë”, thaprokurori Marko Zvrlevski.
LSDM akuzoi një ditë më parë, se pushteti ekzekutiv vazhdimisht është përzier në emërimin e personave udhëheqës në pushtetin gjyqësor, gjatë zgjedhjes së gjykatësve por edhe në vendimet gjyqësore. Një nga provat e tyre ishte edhe biseda telefonike mes ministrit të financave Zoran Stavrevskit dhe ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska.
GJ: Asgjë, të kërkova për atë që ta shkrova. Do të thotë, a të thash se i përmenda Markos (vërejtje: Zvrlevski, prokurori publik) i thash, shih ashtu- kështu, jo drejtpërdrejtë “anuloje kallëzimin” por, “shih ta përfundojmë atë- këtë”, por ai e din se për çfarë bëhet fjalë.
ZS: Aha.
GJ: Në mëngjes e kërkova dhe më pas më mori në telefon dhe më tha, pasi ishte në seancë gjyqësore nuk mundje të flet prej atje dhe më tha :”dije se atë detyrë që ma dha, është kryer”. Sepse duhet të takohemi edhe për gjëra tjera, për ligjin për procedurën penale këto ditë do të jap raport të hollësishëm, dije se çdo gjë është në rregull me lëndën. Thjesht të të tregoj.
ZS: Hm, mirë.
GJ: Do të më thotë saktë si e ka mbyllur.
ZS: Kjo do të thotë se do të sjellin vendim menjëherë?
GJ: Epo ai, me sa e kuptova. Po të them, personi ishte në seancë dhe pak ashtu me numra bisedonte. Me sa e kuptova, e ka mbyllur lëndën.
ZS: Aha.
GJ: E mund ta mbyll me vendim se refuzohet.
ZS: Gorde, më pas t’ia fus një padi penale për “se është e rrejshme”?
G.J: Mundesh t’ia fusësh një padi.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Skandal ne Shkup: Janë përgjuar 26 mijë qytetarë, edhe Ali Ahmeti