'Çamëria' PS-LSI kundër, shtyhet
kërkesa e PDIU për komision

'Çamëria' PS-LSI kundër, shtyhet<br />kërkesa e PDIU për komision
Konferenca e Kryetarëve vendosi që të shtyhet për javën tjetër kërkesa e PDIU për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen çame, pasi nuk u arrit konsensusi.
 
Partia Socialiste dhe LSI janë shprehur kundër kësaj kërkese të PDIU, ndërsa konferenca vendosi që të shtyhet për javën tjetër, pasi do të bëhen konsultime edhe njëherë.

Përfaqësuesit e PS dhe LSI janë shprehur se kërkesa nuk është në juridiksionin tonë dhe se hetimi për genocid është penal, ndërsa PD është shprehur pro ngritjes së komisionit.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për çështjen Çame.
 
Në këtë nismë kërkohet që të ngrihet një komision i cili të zbardhë faktet dhe rrethanat për masakrën që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës