'Çmendi' botën me talentin e tij, 
Ronaldinho vendim të papritur

'Çmendi' botën me talentin e tij, <br />Ronaldinho vendim të papritur<br>
Ylli i futbollit, Ronaldo de Assis Moreira ose Ronaldinho, ka befasuar së tepërmi fansat me vendimin e tij më të fundit. i njohur në mbarë botën për talentin e tij në futboll, Ronaldinho duket se ka vendosur t’i largohet këtij profesioni, për të shënuar rekord në një tjetër fushë.

Bëhet fjalë për një profesion ndoshta më të vështirë se futbolli, politika. Nëse deri më tani, ylli i futbollit çuditi botën me një top në fushën e gjelbër, tani ai ka vendosur të hyjë në politikë.

Mediat spanjolle raportojnë se 37-vjeçari do të bëhet pjesë e politikës vitin e ardhshëm, me partinë Social Christian të Jair Bolsonaro, në Brazil. Ronaldinho është duke pritur që Bolsonaro të zyrtarizojë kandidaturën, që do të ndodhë në mars të vitit 2018. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal