Hije misteri mbulojnë ende fatin e Dhimitës Maljas, kapitenit të anijes “Celepia 2” e cila u mor peng nga marinari egjiptian Adel Salam, me pretendimin se pronari i anijes i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh.

Teksa Adel Salam është liruar nga autoritet egjiptiane dhe pengu tjetër i egjiptianit marinari, Luan Mema  është gjithashtu i lirë, asnjë të dhënë nuk ka për fatin e Dhimtër Maljes 

Djali i këtij të fundit Damian Malja shprehet se nga komunikimet në Viber me Egjiptianin Adel Salam ka mësuar se Dhimitër Malja është lënë i lirë pranë ishullit të Kretës. 

“Babai yt nuk bashkëpunoi me mua për të marrë drejtimin e anijes, un i dhashë ilaç për ta vënë në gjumë por atë nuk e zuri gjumi. Un e hodha nga anija rreth 200 metra larg ishullit të Kretës, ai është në Greqi kërkojeni atje. Un nuk kam vrarë njeri pasi nuk jam vrasës." Kështu i shkruan në Viber Adel Salam Dhimitër Maljes, teksa këtë bisedë e disponon edhe Report TV.

Ndërkohë durrsaku Damian Malja, ka pasur edhe një bisede telefonike me pengamrrësin e babait të tij, Adel Salam, ku ky i fundit pohon se nuk di gje për vendndodhjen e Dhimtër Maljes.

biseda viber

biseda viber

biseda viber

biseda viber
Anija Celepia 2 u mor peng rreth një muaj më parë nga egjiptiani Adel Salam. Në bordin e anijes ndodheshin kapiteni Dhimtër Malja dhe motorrsti Luan Mema. Adel Salam u arrestua në Egjipit por më pas u la i lirë, ndërsa policia liroi edhe pengun Luan Mema. Ndërkohë ende s'ka asnjë të dhënë për vendodhjen e Dhimtër Maljas. Policia e Durrësit vijon ende hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)